• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-luftëtari i UÇK, në krah të Veliajt për mbjelljen e pemëve

by Java News
25/01/2019 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëzet vjet më parë, Artin Eljmazi u kthye nga emigrimi për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e për të marrë pjesë në betejën e Kosharës. Por, sot ish-ushtari i UÇK-së ka ardhur nga Zvicra, ku jeton së bashku me familjen, për të dhënë kontributin e tij jo me armë, por duke iu bashkuar fushatës së nisur nga Bashkia e Tiranës për mbjelljen e pemëve.

Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Artini dhe bashkëshortja e tij zviceriane, mbollën disa pemë në Parkun e Liqenit, duke dhënë një dorë në shtimin e hapësirës së gjelbër. “Jam shumë i lumtur që fushatës tonë i janë bashkuar edhe miqtë tanë nga diaspora, edhe një familje shqiptaro-zviceriane. Do të thotë se sot mund të jemi patriotë, duke kontribuar jo me pushkë, por me shumë prej nismave që e bëjnë atdheun më të mirë”, tha Veliaj.

Teksa vlerësoi ndërgjegjësimin e komunitetit për mjedisin, Veliaj ftoi qytetarët që të shënojnë datat e si 14 shkurti apo 7-8 Marsi për të mbjellë një pemë. “Duke filluar nga fëmijët e vegjël që festojnë ditëlindjen, deri tek ata që vijnë për vizitë nga diaspora, tek kompani që kanë një lloj bujarie për t’i dhënë diçka mbrapsht komunitetit, ata që vijnë nga diaspora për pushime ose ata që vijnë për një vizitë të shkurtër, i ftoj që tani që po afron 14 shkurti, Dita e të Dashuruarve, apo 7-8 Marsi, të mbjellin pemë sepse na lipset kontributi i të gjithëve”, theksoi ai.

Objektivi i Bashkisë së Tiranës edhe për këtë vit është mbjellja e 150 mijë pemëve të reja. “Këtë vit duam të mbjellim mbi 150 mijë pemë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, një ditë ndoshta do të kemi aq pemë sa ka edhe Zvicra, por jam i sigurt se edhe në Zvicër nuk u mbollën të gjitha në një ditë, por pak e nga pak, çdo ditë, deri sa të kemi Zvicrën që të gjithë kemi parasysh kur e lavdërojmë. Besoj se Zvicrën secili mund ta bëjë në vendin e vet, nëse kontribuon edhe punon përditë, me të njëjtën etikë siç janë ndërtuar edhe vendet shumë më të zhvilluara se i yni”, deklaroi Veliaj.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Artin Eljmazi vlerësoi ndryshimet që ka pësuar Tirana dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish. Ndërsa, për bashkëshorten e tij zviceriane, Karin Staub, nisma e Bashkisë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra është një ide e shkëlqyer. “Është një ide e shkëlqyer për të bërë diçka për të gjithë bashkë. Kur fëmijët tanë të rriten dhe të kenë fëmijë si ne, do të vijnë këtu dhe do t’i thonë: Kjo është pema e stërgjyshit apo e stërgjyshes tënde. Është diçka e shkëlqyer”, tha ajo.

Nismës së bashkisë iu bashkuan sot edhe punonjës të kompanisë Grand Logistic, si dhe frekuentues të Parkut.

/a.rada

Next Post
Emri i Maqedonisë, parlamenti grek ratifikon “Prespën” me 153 vota pro

Emri i Maqedonisë, parlamenti grek ratifikon "Prespën" me 153 vota pro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In