• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish liderja e serbëve Trajkoviq: Serbët janë më të sigurt në Prishtinë, se në veri të Kosovës

by Java News
29/05/2018 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e OJQ ‘Lëvizja Evropiane’ dhe ish-deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, tha se deri tash nuk është zbardhur asnjë vrasje në veri të Mitrovicës dhe se veriu i Kosovës udhëhiqet nga mafia. Ajo tha se serbët e Kosovës ndihen më të sigurt në Prishtinë, sesa në veri.

Trajkoviq tha se pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, shumë serbë ndihen më të sigurt në Prishtinë, sesa në veriun e Kosovës.

Siç raporton gazeta beogradase “Blic”, këto komente, Trajkoviq i bëri në tribunën me titull “Besimi në Oliverin – Kush po e vret Kosovën”, që u mbajt në Kralevë të Serbisë, e ku debati i është përkushtuar motivit dhe hetimit në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, lider i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” në veri të Mitrovicës, kur edhe pas katër muaj hetimesh, nuk ka asnjë lëvizje, përcjell Telegrafi.

Trajkoviq ka thënë se mënyra e hetimit nga fillimi tregoi për rrjedhjen e informacioneve në drejtim të Beogradit.“Shumë serbë nga Kosova, veçanërisht ne nga enklavat, ndihemi më lirshëm në Prishtinë sesa në veri të Kosovës.

Dhe kjo është ajo që është më e frikshme”, tha Trajkoviq.Një pjesëmarrës tjetër i tribunës, Marko Jakshiq, dhe njëri nga tre këshilltarët komunalë të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, në Komunën e Mitrovicës së Veriut, tha se janë bërë përpjekje që hetimeve t’u jepet drejtim tjetër duke bërë që zyrtarët policorë të cilët kanë prekur gëzhojat e fishekëve në vend të krimit t’i ndërlidhin me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Dy palët po hetojnë dhe po e bëjnë punën keq. Dhe sikur e ndihmojnë njëri-tjetrin, që vrasësi dhe porositësi të mos zbulohen”, tha Jakshiq, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

Next Post
Bilanci i 1 jave/ Kontrollet në kufi, qindra shqiptarë janë ndaluar të udhëtojnë drejt BE-së

Greva në Greqi rrezikon bllokimin e kalimit në pikat kufitare mes dy vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In