Ndonëse ka pasur ftesë ish kryetari i PS-së, Fatos Nano, duket se ka vendosur të mos jetë i pranishëm në kongresin e socialistëve, në 25 vjetorin e themelit të kësaj force politike. Ish kryetari i parë i socilistëve në momentin kur kjo forcë politike ndryshoi emrin në vitin 1991 duket se ka vendosur ta bojkotojë. Mungesa e tij në ngjarjet e PS-së kanë qenë të vazhdueshme. Prej kohësh dihet se ai ka një raport mjaft të vështirë me pasaardhësin e tij në ëtë post kryetarin actual, Edi Rama.