• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-kryetari i Kushtetueses: Thaçi po e paralizon Gjykatën Speciale

by Java News
07/10/2018 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës, i cili flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, sipas ish-kryetarit të kësaj gjykate, Enver Hasani, ka dy qëllime. Thaçi ka pyetur Kushtetuesen nëse konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga Presidenti, pa i çuar fare në Kuvend dhe pa miratimin e deputetëve.

Si shembull ka përmendur vazhdimin e mandatit të EULEX-it, që është bërë vetëm nëpërmjet letërkëmbimit të letrave mes tij dhe përfaqësueses së lartë të BE-së.

Hasani vlerëson në një intervistë për Ekonomia Online se synimi i parë i Presidentit është paralizimi i Gjykatës Speciale.Sipas Hasanit, në rast se Kushtetuesja do të konstatonte se vazhdimi i mandatit të misionit të BE-së është dashur të miratohet nga Kuvendi, atëherë puna e EULEX-it si i autorizuar nga Gjykata Speciale për t’i kryer arrestimet e mundshme në Kosovë, do të ishte e paefektshme. Kjo pasi marrëveshja do të kërkonte 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, për të cilën Hasani beson se është vështirë e arritshme.

“Qëllimi parësor është që ta çojë në pauzë veprimin e Gjykatës së Hagës, Gjykatës Speciale, që ta bëjë jo efektive në territorin e Kosovës, për shkak se në rast se Gjykata do të thoshte që ajo marrëveshje duhet të shkojë në ratifikim dhe ratifikimi kërkon 2/3 (të votave), atëherë ajo nuk do t’i fitonte ato vota dhe për pasojë veprimet në territorin e Kosovës, sa i përket Gjykatës Speciale, autoritetit implementues që është misioni i EULEX-it, do të ishte i paefektshëm”.

Hasani deklaron se nëse Gjykata Kushtetuese do të thoshte që nuk ka pasur nevojë për ratifikim, atëherë këtë Thaçi do ta përdorte si precedent për të biseduar dhe nënshkruar marrëveshje me Serbinë e cila mund të përfshijë edhe ndryshimin e territorit.

“E dyta, në qoftë se Gjykata do ta thoshte të kundërtën e kësaj, që nuk ka nevojë ratifikim, atëherë këtë ai do ta përdorte si precedent për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshje që lidhen me çështje të sovranitetit territorial dhe nacional të Kosovës, nga paragrafi 18.1. Sepse do ta merrte si të mirëqenë se vetëm Presidenti mund të nënshkruajë çfarëdo lloj marrëveshje ndërkombëtare, gjë që nuk është e vërtetë”.

“…. po të thoshte se duhet të shkojë në Kuvend, do të thotë objektivisht të pezullohej veprimi i autoritetit implementues që është EULEX-i dhe për pasojë derisa të vendoste Kuvendi, këtu është vetëm hipotetikisht, atëherë do të pezullohej puna dhe veprimi efektiv i Gjykatës Speciale në territorin e Kosovës. Mirëpo në anën profesionale, kërkesa nuk do të duhej të ishte e lejueshme.

Pse? Sepse me sa kam parë në gazetë, objekt i kërkesës është kontrolli kushtetues ose i kushtetutshmërisë së marrëveshjes ndërkombëtare që është arritur përmes këmbimit të letrave. Do të thotë, shefi i shtetit do ta dijë nëse ajo marrëveshje është kushtetuese, përkatësisht nëse është dashur që të shkojë në Kuvend apo ka hyrë në fuqi me nënshkrim. Do të thotë, për një akt ‘post festum’”.

Sipas këtij neni 18.1 të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për disa çështje dhe mbi të gjitha për territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake.

 

Çështjet që i trajton ky nen, sipas Hasanit, nuk ka të drejtë t’i nënshkruajë as Presidenti dhe asnjë organ në Kosovë, pa mandat të qartë nga Kuvendi i Kosovës. Ai vlerëson se pa këtë mandat nuk mund as të diskutohen në tavolinë, e lëre më të arrihet ndonjë marrëveshje.

Hasani tutje thotë se kërkesa e Presidentit drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka për objekt një marrëveshje të nënshkruar nga vetë ai, e cila ka hyrë në fuqi dhe nuk mund të zhbëhet.

“Unë besoj që qëllimi primar është paralizimi i Gjykatës Speciale. Ajo që nuk është arritur me ligj vitin e kaluar, duan ta bëjnë përmes pyetjeve të palejueshme kushtetuese, të cilat për objekt kanë vlerësimin. Kërkesa e letrës së Presidentit të Kosovës është: nëse marrëveshja që e ka nënshkruar, ka hyrë në fuqi ajo sipas ligjit ndërkombëtar, tash të pyetet a është kushtetuese apo nuk është dhe kjo është e paobjekt sepse Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë të marrëveshjeve ndërkombëtare, pikë”.

“Kjo e bën të palejueshme, sepse pyetja kushtetuese duhet të shtrohet për një çështje kushtetuese e cila i hyn në punë shefit të shtetit ose Qeverisë në ushtrimin e funksioneve të tyre nga nenet respektive të Kushtetutës. Në këtë rast nuk flitet, sepse ai e ka nënshkruar marrëveshjen, ajo ka hyrë në fuqi, nuk mund të zhbëhet, deshi apo nuk deshi, sepse kjo marrëveshje nuk i nënshtrohet ratifikimit në Kuvend”.

“Pse? Sepse ekziston një amendament kushtetues që është neni 124, amendament për nenin 162 të Kushtetutës, që është bërë në vitin 2015, që Gjykata Kushtetuese sa kam qenë unë i ka dhënë dritë të gjelbër sa i përket kushtetutshmërisë dhe me të cilën është bartur sovraniteti gjyqësor në lëmin penal dhe kushtetues në të gjitha instancat”.

Hasani që ligjeron lëndën e së drejtës ndërkombëtare sqaron se çka parasheh 18.1 dhe 18.2 i Kusbtetitës për këtë çështje, raporton EO.

“Ai mendon që ka të drejtë kushtetuese që të nënshkruajë si marrëveshjet nga neni 18.1 si marrëveshjet nga neni 18.2. Kjo nuk është e vërtetë, ai ka të drejtë shprehimisht vetëm marrëveshjet e nenit 18.2. Marrëveshjet 18.2 në Kushtetutën e Irlandës, Afrikës së Jugut, në plot vende të Evropës janë marrëveshje implementuese tekniko-administrative që i nënshkruajnë ose Qeveria ose shefi i shtetit. Gjithmonë po flasim për demokraci kushtetuese parlamentare, siç është Kosova, Irlanda, Afrika e Jugut”

“Marrëveshjet 18.2 në Kosovë dhe në krejt botën që i nënshkruan Qeveria ose Presidenti ose Mbreti kanë natyrë të marrëveshjeve të dorës së dytë që nuk i kontrollon Kuvendi sepse ato nuk kanë peshë për territor, s’kanë peshë për aleanca, s’kanë peshë për kufij sepse janë të dorës së dytë dhe zbatojnë një marrëveshje ose një Kushtetutë tjetër.

Në rasti në Kosovës ajo është neni 162 ose amendamenti 24, me të cilin Kuvendi me 2/3 e ka bartur tërësisht kompetencat dhe ka dhënë duhet me u gjet një ligj i veçantë dhe bartja e selisë dhe të tjerat bëhen me marrëveshje me këmbim. Edhe bartja e selisë nuk është ratifikuar, këtë mandat është bërë. Bartja e selisë në Hagë sepse është obligim ndërkombëtar, e ke marrë me amendament”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Vrasja në Bllok/ Kërkohet burg për mikun e Martinajt, avokati: Hato s’ka qëlluar me armë

Vrasja në Bllok/ Kërkohet burg për mikun e Martinajt, avokati: Hato s'ka qëlluar me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com