• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit në burg, banorët dalin në protestë: Lironi Fran Tucin

by Java News
19/08/2023 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e fshatit Berishë në Bashkinë e Fushë-Arrëzit kanë protestuar këtë të shtunë kundër SPAK-ut. Ata kërkojnë lirimin e ish-kryetarit të Bashkisë, Fran Tuci, duke deklaruar se “rrugën prej 1.3 km e hapem me forcat tona”. Nga ata tjetër banorët e fshatit Berishë ftojnë SPAK të hetoje kompanitë minerare që kanë hapur rrugë në këtë zonë pa leje.

Një muaj më parë Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit la në masën e sigurisë arrest me burg ish-kryebashkiakun soclialist Fran Tuci, pasi akuzohet për dy vepra penale: “Shpërdorimi të Detyrës” dhe “Shkatërrimi të pronës”. “Banorët më kërkuan hapjen e një rruge, kishin mbledhur lekët vetë dhe iu dhashë leje”, deklaroi Tuci para togave të zeza të cilat nuk pranuan kërkesën e mbrojtjes për masë më të butë sigurie.

Nga hetimet rezulton se ka lejuar ndërtimin e rrugës së fshatit Berishë në zonë të pyllëzuar, duke shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 234 milionë lekë.

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e vendosur paraprakisht me burg pa afat për ish-kryebashkiakun Fran Tuci i akuzuar për shpërdorim detyre. Në fuqi u la arresti me burg edhe për ish-administratorin e njësisë Iballë në Pukë, Ndoc Marku, pasi ka lejuar ndërtimin e rrugës jashtë kritereve në territorin e administruar prej tij. Biznesmeni Durim Markgjekaj, u shpall në kërkim i akuzuar për shkatërrim prone pasi nuk u gjet për ekzekutimin e masës detyrim paraqitje, me akuzën se ka kryer punimet në terren me mjete të rënda.

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se në territorin e Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur segmenti i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor. Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

/f.stafa

Next Post
Nis largimi i emigrantëve, fluks në kalimin e pikës kufitare në Kapshticë

Nis largimi i emigrantëve, fluks në kalimin e pikës kufitare në Kapshticë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Magazinimi dhe transporti i karburantit në Evropë,  NATO do investojë 27 mld euro për të modernizuar infrastrukturën

Magazinimi dhe transporti i karburantit në Evropë, NATO do investojë 27 mld euro për të modernizuar infrastrukturën

July 23, 2026
Gurë drejt policisë/ Eksperti i sigurisë: Protesta ka filluar të bëhet agresive, persona të maskuar kërkojnë destabilizim

Gurë drejt policisë/ Eksperti i sigurisë: Protesta ka filluar të bëhet agresive, persona të maskuar kërkojnë destabilizim

July 23, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Si ndërtohet një qytet para se të ndërtohet një ndërtesë

July 23, 2026
Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

July 23, 2026
Euro ndryshon “fytyrë”, Banka Qendrore Evropiane zbulon projektet për kartëmonedhat e reja

Euro ndryshon “fytyrë”, Banka Qendrore Evropiane zbulon projektet për kartëmonedhat e reja

July 23, 2026
Letra drejtuar kryeministrit të ri, milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

Letra drejtuar kryeministrit të ri, milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

July 23, 2026
Opozitë budallaqe

Opozitë budallaqe

July 23, 2026
Shoku i tij Martin Cani humbi jetën nga sulmi me thikë, flet babai i Luis Meçes: Djali im nuk e ka kaluar ende traumën

Shoku i tij Martin Cani humbi jetën nga sulmi me thikë, flet babai i Luis Meçes: Djali im nuk e ka kaluar ende traumën

July 23, 2026
Përplasje mes policisë dhe protestuesve, shoqërohen 23 persona

Përplasje mes policisë dhe protestuesve, shoqërohen 23 persona

July 23, 2026
Dalin detaje nga plagosja në det e 17-vjeçarit në Vlorë, policia: Rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të mjetit lundrues

Dalin detaje nga plagosja në det e 17-vjeçarit në Vlorë, policia: Rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të mjetit lundrues

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In