• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kryeprokurori Llalla nën hetim për pastrim parash, kërkohet ndihma e SHBA

by Java News
17/03/2018 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është nën hetim për pastrim parash. Per momentin ende nuk eshte bere e ditur se kush është prokurori apo grupi i  prokurorëve që është i  ngarkuar me këtë çështje, pasi burimet janë shumë të rezervuara dhe nuk japin detaje për shkak se çështja është shumë sensitive. Gjithsesi është konfirmuar se për Llallën është hapur një hetim zyrtar dhe se këto hetime po bëhen me asistencën e parterëve ndërkombëtarë. Para pak kohësh ish-kryeprokurori është shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë vetë Sekretari i  Shtetit Rex Tillerson që firmosi urdhërin që e fuste Llallën në listën e personave të padëshiruar për SHBA. Kjo u argumentua me faktin se ish-kryeprokurori i Shqipërisë ishte i korruptuar. Tani pas nisjes së hetimeve mësohet se është kërkuar nga amerikanët që të ndihmojnë me faktet e tyre prokurorinë shqiptare për të çështjen e hetimit të pasurisë së Adriatik Llallës.

Të enjten Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, në emisionin “Real Story” e pyetur në lidhje me hetimet për Llallën ka lënë të nënkuptohet se me shumë gjasa një hetim ndaj paraardhësit i shte shumë i mundshëm. Arta Marku tha se Prokuroria po merr përgjegjësitë e saj, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit është treguar i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij për rastin në fjalë. “DAP nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipëri është treguar gjithmonë i  gatshëm për të hetuar, natyrisht dhe që për rastin konkret janë treguar të gatshëm dhe unë gjej rastin t’i falenderoj” tha Marku. E pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse kishte  diçka konkrete, ajo shtoi: “Le themi që prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta, më tepër nuk mund të flas më shumë për këtë çështje”.

Adriatik Llalla para pak kohësh u largua me dëshirën e tij nga sistemi i drejtësisë, duke përdorur si justifikim arsye personale, por kjo u interpretua si një strategjia nga ish-kryeprokurori për t’iu shmangur Vettingut.

Next Post
‘JAVA’/ Kremlini në krah të Bashës: Po e sulmojnë me retorikën e Enver Hoxhës!

'JAVA'/ Kremlini në krah të Bashës: Po e sulmojnë me retorikën e Enver Hoxhës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In