• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-Kryepolici e paditi për shpifje, Bardhi nis makinacionet në gjyq: S’e kisha për atë, por për Policinë në përgjithësi

by A R
13/01/2025 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur procesi gjyqësor ndaj deputetit demokrat Gazment Bardhi, i cili është paditur nga ish-drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj, për “Shpifje, kryer botërisht” dhe “Fyerje, kryer botërisht”. Kallëzimi i Sulajt erdhi pas një deklarate të Bardhit në Kuvend, ku e akuzonte se u emërua drejtor policie në Shkodër nga bandat.

Në seancë është i pranishëm Edmond Sulaj, ndërkohë që mungon kreu i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi. Ai përfaqësohet në këtë proces nga dy avokatët, Marash Logu dhe Ledio Braho.

Mbrojtja ligjore e Sulës u shpreh në seancë se më datë 12.09.2024, Gazmend Bardhi, gjatë fjalës së tij në interpelancë, në një moment të fjalimit, duke iu referuar disa materialeve nga organi i SPAK, ka deklaruar se Edmond Sulaj është një person i emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërben këtyre grupeve.

“Ky fjalim është transmetuar botërisht dhe u përhap në shumë media të shkruara dhe vizive, në të gjithë vendin dhe jashtë tij. Përhapja e këtij lajmi u realizua me dashje. Kjo akuzë është e pavërtetë dhe mbështetemi në prova,” u shpreh mbrojtja e Sulës.

“I akuzuari ka mohuar se njeh personalisht Edmond Sulën dhe në deklaratë duket se ai ka mbajtur një fjalim për kundërshtarët e tij. Ky material, apo fakt i përhapur nga Bardhi, ka shkaktuar dëme ndaj z. Sulaj. Edmond Sulaj ka një karrierë prej 28 vitesh, ku ka mbajtur funksione të ndryshme. Deklarata e bërë nga Gazmend Bardhi ka njollosur rëndë karrierën e Sulës. Dy vajzat e Sulës, pas deklaratës së Bardhit, kanë pësuar ofendime të shumta në rrjetet sociale dhe në ambientet ku punojnë dhe studiojnë. Bisedat i përkasin periudhës 2019-2020, tre vite përpara se të emërohej në detyrë Edmond Sulaj. Në këto kushte, kërkojmë që Bardhi të dënohet për këtë vepër.”

I pranishëm në seancë, Sulaj tha se shumë shpejt do të dalë e vërteta se kush është ‘Mondi’ për të cilin flitet në ato komunikime.

“Duke qenë se çështja për të cilën i është referuar Gazmend Bardhi, dua të saktësoj që unë jam pyetur në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këto fakte dhe shumë shpejt do të dalë e vërteta se kush është ‘Mondi’ për të cilin flitet në ato komunikime. Unë e kam deklaruar edhe në seancën e parë që jam emëruar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm dhe jo me urdhër ministri. Jam krenar për atë që kam bërë me stafin që punon atje. Del qartë se çfarë është arritur për 1 vit e 1 muaj që unë kam qëndruar në Shkodër.”

Bardhi nuk ishte i pranishëm në seancë, por avokati i tij Marash Logu duket se u tërhoq nga akuzat, duke thënë se Bardhi nuk ka deklaruar se Sulaj ka marrëdhënie apo njohje personale me personat nën hetim, por ka theksuar se krimi i organizuar është i lidhur me Policinë e Shtetit.

 “Në dosjen Metamorfoza, gjatë një komunikimi mes Pëllumb Gjokës dhe Ardit Hasanbegajt, diskutohet për emrin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Ky dhe Bledar Çuçi përfliteshin si pasues të Sandër Lleshajt. ‘Mua Mondi më duhet një dimër aty, vëlla,’ flitet mes këtyre dy personave. Në kuadër të këtij procesi, kemi sjellë edhe një provë që vjen nga mediat e shkruara, sa i përket komunikimeve në Sky, etj. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, u emërua Bledar Çuçi. Më pas, mori detyrën Taulant Balla. Në 15 korrik 2023, emërimi i Taulant Ballës u pasua me emërimin e Edmond Sulës. Përputheshin të dhënat dhe mbi këtë bazë ngrihen dyshime se kishte ndikim nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, mik i ministrit Taulant Balla, dhe nga Ardit Hasanbegaj.

Është e qartë që nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të Gazmend Bardhit për dezinformim. Ashtu si z. Bardhi, edhe deputetët e tjerë kanë detyrën të ngrenë zërin mbi shqetësimet apo denoncimet që u vijnë. Bardhi nuk ka deklaruar se Sulaj ka marrëdhënie apo njohje personale me personat nën hetim, por ka theksuar se krimi i organizuar është i lidhur me Policinë e Shtetit.

Gazmend Bardhi nuk ka kryer vlerat penale të shpifjes dhe fyerjes, ndaj kërkojmë rrëzimin e kërkesës për ta dënuar atë dhe deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit.

Prokurori Bledar Maksuti: Përmendet disa herë avokat dokumente zyrtare. Kujt i referoheni konkretisht? Cilat janë dokumentet?

Marash Logu: Bazohemi në bazë të informacioneve që na kanë ardhur në mënyrë elektronike. Ishin te gjitha elementet që na bënë të mendonin se ishin dokumente zyrtare. I përkisnin procedimit nr9 të vitit 2023, e njohur në publik si dosja “Metamorfoza”.

Seanca e radhës u caktua më 21 janar ora 12:00.

Akuzat në drejtim të Sulajt u hodhën nga Gazment Bardhi në seancën plenare të 12 shtatorit 2024, kur kreu i grupit të PD po zhvillonte një interpelancë me kryeministrin Rama për mbetjet e dyshuara toksike. Bardhi lexoi disa kodet të SkyECC dhe akuzoi se kreun e policisë në Shkodër e zgjodhën bandat në tetor 2023.

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Janar 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In