• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-Kryeministri maqedonas Gruevski: Nuk do t’a njohim asnjëherë gjuhën shqipe

by Java News
22/11/2016 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka hedhur poshtë propozimin e liderit të opozitës, Zoran Zaev, për njohjen e shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin maqedonas. Nëpërmjet një deklarate, Gruevski u shpreh se ideja e rivalit të tij rrezikon që të krijojë një përçarje më të thellë etnike në Maqedoni. Ish-kreu i ekzekutivit tha gjithashtu se forca politike e drejtuar prej tij do të mbështesë vetëm propozime që mund ndihmojnë në daljen e vendit nga kriza politike.

Ish-Kryeministri i Maqedonisë dhe njëkohësisht kreu i partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, ka vijuar edhe njëherë me retorikë nacionaliste, duke u shprehur se nuk do të mbështesë asnjëherë idenë e zyrtarizimit të gjuhës shqipe si një gjuhë zyrtare në të gjithë territorin maqedonas.

Deklarata e ish-kreut të ekzekutivit, erdhi në shenjë kundërpërgjigje ndaj liderit të opozitës Zoran Zeav, i cili më herët deklaroi se forca politike e drejtuar prej tij po shqyrton idenë e propozimit të zyrtarizimit të gjuhës shqipe në të gjithë vendin.

Megjithatë, Gruevski ka shprehur bindjen se ky propozim nuk do të gjejë as mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë.

Gruevski: “Propozimi i Zoran Zaev për të zyrtarizuar gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë nuk bën gjë tjetër veçse vërteton atë që e kam thënë më herët. VMRO-DPMNE dhe qytetarët e Maqedonisë asnjëherë nuk do të votojnë propozimet e Zaev për ta ndarë Maqedoninë dhe për ta futur vendin në një krizë më të thellë etnike. Qytetarët e Maqedonisë mbështesin vetëm përparimin dhe prosperitetin e vendit, platformë që e ofron vetëm VMRO-DPMNE dhe askush tjetër.”

Aktualisht gjuha shqipe në Maqedoni njihet si gjuhë zyrtare në rajone të caktuara, por jo si një gjuhë zyrtare në të gjithë territorin.

Thënë më thjeshtë, gjuha shqipe përdoret në shkresa zyrtare vetëm në rajonet që kanë një përqindje të konsiderueshme popullsie shqiptare.

Megjithatë, në vend ka patur shpesh herë propozime për zyrtarizimin e shqipes në të gjithë Maqedoninë, sikurse ishte edhe propozimi i fundit i bërë nga lideri opozitar, Zoran Zaev, ide që me sa duket nuk është mbështetur nga VMRO-DPMNE./dita/a.k

Next Post
Klosi nxit arsimin profesional: 70% e nxënësve punësohen brenda vitit

Saga e dëmshpërblimeve mbyllet vitin tjetër, Klosi: Ish-të përndjekurit do t'i marrin të gjitha këstet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In