• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish kryeministri izraelit, Barak: Izraeli ka vetëm 2-3 javë kohë

by Java News
07/11/2023 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak, thotë se Izraelit i kanë mbetur vetëm disa javë për të eliminuar Hamasin, pasi opinioni publik – më së shumti në SHBA – po kthehet me shpejtësi kundër sulmeve të tij në Gaza.

​“Dritarja po mbyllet. Është e qartë se po shkojmë drejt fërkimit me amerikanët për ofensivën. Amerika nuk mund t’i diktojë Izraelit se çfarë të bëjë. Por ne nuk mund t’i injorojmë ata“, tha ai për Politico, duke iu referuar rolit të Uashingtonit si garantuesi kryesor i sigurisë së Izraelit.

“Ne do të duhet të pajtohemi me kërkesat amerikane brenda dy ose tre javëve të ardhshme, ndoshta më pak”, vijoi ai.

Barak, i cili e ka udhëhequr Izraelin midis viteve 1999 dhe 2001, vëren re se retorika e zyrtarëve amerikanë ka ndryshuar ditët e fundit, pasi thirrjet për një pauzë humanitare në luftime janë shtuar.

“Simpatia e krijuar ndaj Izraelit menjëherë pas 7 tetorit, kur Hamasi nisi sulmin më vdekjeprurës terrorist ndaj Izraelit në historinë 75-vjeçare të shtetit hebre, tani po zvogëlohet”, tha ai.

Barak shtoi se do të duheshin muaj apo edhe një vit për të shfarosur grupin militant islamik Hamas – qëllimi kryesor i luftës i vendosur nga kryeministri izraelit Netanyahu dhe kabineti i tij i luftës.

Ai theksoi se mbështetja perëndimore po dobësohet për shkak të numrit të viktimave civile në Gaza dhe frikës se fushata e Izraelit ndezi një luftë shumë më të gjerë dhe edhe më katastrofike në rajon./m.j
Next Post
Denoncimi/ Babai nga Kukësi kërkon vajzën 18-vjeçe: Ka ikur të hënën nga shtëpia

Denoncimi/ Babai nga Kukësi kërkon vajzën 18-vjeçe: Ka ikur të hënën nga shtëpia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com