Sonte në televizionin Rai2 në emisionin TG2Post është komentuar për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri. I ftuar në linjë direkte ka qenë edhe kreu i mazhorancës Edi Rama, ndërsa në studio ishte ish kryeministri dhe ish ministri i Punëve të Jashtëme të Italisë, Massimo D’Alena. Ky i fundit është shprehur për lënien e mandateve nga opozita, duke theksuar se ky akt politik i opozitës është akt i papërgjegjshëm që e dëmton Shqipërinë.