• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish kryeministri italian Renzi: Meloni, fushatë për Shqipërinë. Shpresoj vitin tjetër të promovojë Italinë

by Java News
21/08/2023 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fushatë promovuese për turizmin shqiptar”, kështu i ka cilësuar ish-kryeministri italian Matteo Renzi, vendimin e kryetares së qeverisë, Giorgia Meloni, e cila zgjodhi ndër të tjera të pushojë për disa ditë në brigjet shqiptare me ftesë të homologut Edi Rama.

“Meloni ishte me pushime në Shqipëri. Dhe për mua kryeministri shkon ku të dojë: nuk jam unë sovrani. Në fund të fundit, Giorgia Meloni na ka mësuar me kapërcime spektakolare për çdo gjë, nga Euro te NATO, nga emigracioni tek makineritë e naftës. Ajo mund të ndryshojë mendje edhe për turizmin, apo jo? Shumë mirë. Në të vërtetë, shpresojmë që vitin e ardhshëm qeveria Meloni të jetë në gjendje të zhvillojë një fushatë promovuese për turizmin italian, të paktën po aq efektive sa ajo që qeveria Meloni ka bërë këtë vit për turizmin shqiptar”, shprehet Matteo Renzi, ish-kryeministër i Italisë.

Për kreun e Viva Italia, veprimi i Melonit për të shlyer faturën prej 80 eurosh që disa shtetas italianë nuk i paguan një restoranti në Berat pasi konsumuan darkën, ishte i gabuar dhe tregon zbatimin e politikave të majta nga një qeveri e djathtë.

“Ne kemi dhënë 80 euro në muaj për shumë vite për dhjetë milionë familje italiane. Meloni i dha 80 euro një herë një familjeje shqiptare. Nuk jam i befasuar nga vetë gjesti që synon të marrë tre pëlqime në TikTok. Më habit fakti që edhe qeveria e djathtë ka të njëjtin sistem kulturor si qeveria Grillo: qytetarin si subjekt për t’u përkëdhelur, për t’u subvencionuar, për t’u mbështetur. Për mua kjo qasje është e gabuar. Fushatë që shkon nga Meloni tek Conte duke kaluar përmes Salvinit”, thotë  Renzi.

Sipas kryeministrit Rama, brenda këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar 500 mijë shtetas italian, duke vendosur një rekord të ri për turizmin./m.j

Next Post
Italianët publikojnë faturën: S’do e besoni sa paguam në Shqipëri për një pjatë midhje e gjysmë litër verë. Çmime shumë të lira e shërbim…!

Italianët publikojnë faturën: S'do e besoni sa paguam në Shqipëri për një pjatë midhje e gjysmë litër verë. Çmime shumë të lira e shërbim...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In