• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kryeministri flet për shpalljen “non grata”: Unë jam Sali Berisha, nuk e pranoj gënjeshtrën!

by A R
30/04/2022 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, në nisje të fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ka falënderuar të gjithë demokratët për pjesëmarrjen, ndërsa premtoi se Partia Demokratike do të forcohet dhe me drejtimi i ri do të çojë drejt fitores.

Nuk ka munguar emri i Bashës në fjalën e tij, për të cilin tha se zëvendësoi vlerat e PD-së me pazaret me qeverinë.

“Jemi sot këtu më të fortë se kurrë më parë. Koha ju thërret ju të çoni përpara kauzën tonë. Me këta delegatë, me drejtimin e ri të PD-së do të bëjmë gjithçka të dalin sa më shumë në krye të kësaj partie, si rruga më e sigurt e fitores së saj. Demokratët shqiptarë vijnë në këtë kuvend kryelartë me forcë politike, me trashëgiminë e saj. Ajo përmbysi një nga diktaturat më të egra në Europë. Më 11 dhjetor patëm një ditëlindje të dytë, në një kuvend historik, rilindi përsëri PD-ja, kjo parti nuk vdes kurrë, ajo jeton dhe do të jetojë në idealet më fisnike shqiptare.”

Sa i përket shpalljes “non grata” nga SHBA, Berisha theksoi është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes, nëse paraqesin një provë kundër tij.

“Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i Ramës dhe Soros. Cilido që do të paraqesë një fakt provë apo dokument kundër Sali Berishës ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij. Theksoj që unë jam Sali Berisha. Kurrë nuk e pranoj për të vërtetë. Jam mirënjohës pa kufij ndaj jush që ndani me mua këtë qëndrim. Ne merremi me veten tonë por ky Kuvend shënon fundin e këtij kapitulli. Hap kapitullin e përballjes me qeverinë më të korruptuar të Europës. Edi Rama është kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë. Po dhe po. Shqipëria në të katër anët e saj lëngon. Edi Rama me burgosje, dhunë vret shpresën në çdo shesh të Shqipërisë. Ndaj dhe ne para së gjithash dhe mbi të gjitha duhet të bëjmë gjithçka për t’u kthyer të rinjve shpresën. Detyrë e vështirë por e mundshme”, deklaroi Berisha.

/a.r

Next Post
Tjetër aksident, treni përplaset me kamionin në Mamurras (Foto nga vendngjarja)

Tjetër aksident, treni përplaset me kamionin në Mamurras (Foto nga vendngjarja)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In