• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kryeministri bullgar Borissov lirohet nga paraburgimi dhe apelon: Herën tjetër mund të më vrasin!

by Java News
18/03/2022 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Boyko Borissov, ish-kryeministri i Bullgarisë dhe kreu i partisë opozitare të qendrës së djathtë GERB u lirua nga paraburgimi të premten e 18 marsit.

“Brutalë, të shëmtuar, na kthyen në komunizëm. Mbrëmë kemi darkuar me fëmijët, kanë hyrë policë civilë dhe me uniforma. Asnjë akuzë – asgjë”, tha Borissov menjëherë pas lirimit të tij.
Ish-kryeministri bullgar Boyko Borissov kaloi natën në paraburgim policor.

“Ne qëndruam në qeli për 24 orë, ashtu si në vitin 1944. Ata erdhën, na kontrolluan, duruam 24 orë, u ftohëm. Herën tjetër mund të më vrasin”, tha lideri i GERB-it.

Sipas tij, ka pasur një sërë shkeljesh nga organet policore. Ai shpjegoi se paraburgimi ishte zgjidhja e fundit. Deri në orën 19:30 policia nuk e dinte se ku po shkonte dhe kë do të kontrollonte, sqaroi avokati.

Anëtarët dhe mbështetësit e GERB-it u mblodhën para ndërtesës së Policisë Kombëtare, duke brohoritur “dorëheqje” dhe duke bërtitur kundër ministrit të Brendshëm Bojko Rashkov.

Sipas informacioneve jozyrtare, më parë janë marrë në pyetje Boyko Borissov, ish-ministri i Financave Vladislav Goranov dhe publicistja e GERB-it Sevdalina Arnaudova.

Ai u arrestua si pjesë e një operacioni policor të lidhur me hetimet e zyrës së prokurorit të Bashkimit Evropian.

Po ashtu u arrestuar ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar buxhetor Menda Stoyanova, si dhe këshilltarja e Borissov-it për media, Sevdalina Arnaudova.

“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari”, bëri me dije Ministria e Brendshme.

“Kërkime dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Boyko Borissov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të ndaluar”, thuhej në deklaratë.

/Albanianpost.com

Next Post
Në formë dhe gjithmonë joshëse/ Modelja kroate Licious konfirmon shtatëzaninë me futbollistin shqiptar

Në formë dhe gjithmonë joshëse/ Modelja kroate Licious konfirmon shtatëzaninë me futbollistin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com