• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kryediplomati: Rama nuk ka njohuri sesi funksionon trupa diplomatike

by Java News
24/08/2017 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kritikat e kryeministrit Edi Rama për punën e dobët të ambasadorëve, publicisti Besnik Mustafaj i ka quajtur të pavend.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Mustafaj tha se Rama nuk e njeh funksionimin dhe rolin e trupës diplomatike, madje sipas tij ai nuk njeh as gjuhën që duhet të përdorë me ta.

Mustafaj tha se fakti që nuk ka investime të huaja në Shqipëri, kjo vjen si pasojë e problemeve që ka vendi brenda dhe jo për shkak të paaftësisë së ambasadorëve për të tërhequr investitorët e huaj, shkruan BalkanWeb.

“Rama tregoi se nuk e njeh funksionimin e jashtëm me të gjitha sistemet demokratike. Përcaktues për rezultatin e ambasadorëve jashtë, është politika e brëndshme. Edhe sot Rama bëri dëgjesë po foli vetëm vetë. Rama duhet të mbajë mend çfarë i tha Merkel kur erdhi këtu, dhe tha se investimet e huaja nuk mund të vijnë për sa kohë ka korrupsion dhe shumë arsye të tjera. Nuk është puna e dobët e ambasadorëve por politika e keqe e brendshme. Rama nuk i njeh detyrat që ka trupa diplomatike. Rama duhet t’i drejtohet me gjuhën që i takon ambasadorëve dhe t’i kërkojë atyre atë që ata mund të bëjnë. Në qeverinë e Ramës nuk ekziston termi “diplomaci ekonomike”, që është përdorur në qeverinë e vitit 2005. Ministria e Ekonomisë, e Financave dhe e Bujqësisë nuk punojnë në këtë drejtim. S’janë ambasadorët ata që duhet të shpikin. Rama shko me duar në xhepa jashtë vendit, nuk paraqet asnjë ide, dhe prandaj investitorët e huaj nuk vijnë. Fjalimet e tij s’janë të mjaftueshme për të bindur investitorët,” tha Mustafaj.

I pyetur se çfarë duhet bërë për të pasur një trupë diplomatike më të mirë, publicisti tha se shërbimi i jashtëm nuk duhet të përdoret nga politika dhe se duhet të ketë atashe ekonomikë.

“Trupa jonë diplomatike sot nuk është aq e motivuar për të bërë punën si duhet. Shërbimi i jashtëm s’duhet të përdoret nga politika. Shërbimi diplomatik i duhet t’i jepet roli që i takon. Ai duhet të furnizohet me informacione për të cilat ka nevojë për t’ia paraqitur biznesit të huaj. S’kemi në asnjë ambasadë atashe tregtar, atëherë po i kërkon atyre diçka joprofesioniste për ta bërë. Duhet të ketë atashe ekonomikë,” tha Mustafaj. /b.d

Next Post
Shpërthim në qendër të Kievit, të paktën dy të plagosur

Shpërthim në qendër të Kievit, të paktën dy të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In