“Rama dhe Meta plotësojnë njëri-tjetrin dhe do hyjnë si koalicion në zgjedhjet e 18 qershorit”.
Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi deklaron se Rama dhe Meta do të hyjnë bashkë në zgjedhjet e 18 qershorit sepse janë në mesin e reformave.
I ftuar në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv, Klosi tha se Rama dhe Meta plotësojnë njëri-tjetrin dhe do të hyjnë bashkë në zgjedhje.
“Plotësojnë njëri tjetrin, kur Rama nuk pranon diçka, i pranon Meta, dy paritë kanë pranuar se do jenë në një koalicion. Partitë kanë diferenca në mendime apo edhe elektorat dhe strategji por do të jenë bashkë, do ishte gabim i madh po të mos shkojnë, duhet të shkojnë bashkë, janë në mesin e reformave të koalicionit. Kanë bërë reforma si reforma administrative, reforma në drejtësi dhe reformat duhen çuar deri në fund, po të mos shkonin bashkë do ngeleshin reformat në mes. Sikur të ndaheshin do ishte gjë e rëndë dhe e pabesueshme”, tha Klosi
Intervista e plotë
Pse ka një marrëdhënie të tendosur mes Ramës dhe Metës?
Nuk e shoh si një marrëdhënie të tendosur me Ramës dhe Metës. Unë kam pare që kanë pasur vetëm në vitin 2009, pasi LSI kaloi me koalicion me Berishën, por koha i dha të drejtë Metës dhe partia u rrit. Për mendimin tim u tregua largpamës. Është situatë parazgjedhore dhe partitë po bëjnë sondazhe, sepse të dyja partitë kanë të njëjtin elektorat pothuajse. Ata të dy kanë mendim të kundër për çadrën e PD-së. Rama është i bindur që opozita do hyjë në zgjedhje ndërsa Meta ka mendim të ndryshëm, ka mendim më të butë, sikur po bën rolin e moderatorit.
Pse Rama nuk pranon qeverinë e besimit?
Që Rama të pranojë qeveri të besimit mendoj se është e paprecedent, sepse është precedent i rrezikshëm që Rama ta pranojë pasi mund ta ndjekin dhe partitë e tjera më pas kur e ndjejnë se po humbin dhe të justifikohen për humbjen.
PD-në do ta detyrojnë të futet në zgjedhje
Pyetjes së gazetarit Minga lidhur me krizën politike mes partive, Klosi deklaron që Partinë Demokratike do ta detyrojnë të futet në zgjedhje dhe situata aktuale politike është vetëm një luftë nervash para zgjedhjeve dhe asgjë më shumë.
Do kenë rol ambasadorët në zgjidhjen e krizës?
“Roli ambasadorëve është i padiskutueshëm. PD-ja do ta pranojë faktorin ndërkombëtar sepse ne vetë e kemi kërkuar ndihmën e tyre, edhe vetë opozita e sotme, do t ia dalim për zgjedhje, nuk shoh arsye të mos kemi zgjedhje. Unë e konsideroj si një luftë nervash para zgjedhjeve, nuk e quaj krizë, në fushata ka pas të tilla situate, ka një lojë nervash në situata të tilla”, u shpreh Klosi.
Meta s’ka bashkëpunim me Berishën
Pyetjes së gazetarit Minga lidhur me ndonjë bashkëpunim të mundshëm të Metës me Berishën, Klosi u shpreh se nuk ka një bashkëpunim të tillë sepse e ardhmja e Metës është me Partinë Socialiste.
“Jo nuk besoj se ka një bashkëpunim me Berishës dhe Metës sepse e ardhmja e Metës është në koalicionin me PS-në, dhe i intereson të jetë me PS-në. Meta po mban qëndrimin që ka mbajtur gjithmonë, po mban një qëndrim të butë siç e ka mbajtur gjithmonë”, tha Klosi.
Mendoni se Berisha ka akoma efekt?
S’ka më efekt Berisha, efektin Berisha e shikoj te Basha. Ai i thotë se nuk do hyjë në zgjedhje se duhet të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse ka mbështetjen e Berishës, sepse Berisha e ka udhëhequr këtë parti, e ka krijuar dhe e njeh mirë.
Mendoni se Meta ka interesa për President?
Meta nuk ka interes për president sepse pozicioni i presidentit siç duket është katandisur dhe s’ka kompetenca dhe nuk e do askush. Meta ka dashur kryeministrin gjithmonë sepse ka më shumë kompetenca në duar.
Pra e shikoni si kryeministër Metën?
Të dy palët edhe Meta edhe Rama ju takon të synojnë kryeministrin dhe i takon atij që merr më shumë mandate. Them që çështja e kryeministrit është zgjidhur sepse të dy palët e kanë konfirmuar. Meta nuk është akoma gati, nuk e ka me ngut pasi e ka provuar dhe më parë rolin e kryeministrit. Teza meta kryeministër është hedhur në “treg” për të matur opinionin, për të matur pulsin por them që Meta ka kohë për kryeministër.
PD-ja e akuzon qeverinë Rama si të lidhur me krimin, si e shikoni ju?
Nuk e mendoj që qeveria ka nevojë për krimin, sepse njerëzit me rekorde kriminale u larguan pak nga pak. Listat e PS-së do jenë më të mira kësaj radhe. Sikur Basha nuk ka argumente të tjerë dhe unë po pres të thotë diçka, po pres diçka konkrete, teza të sajuara që të justifikohet humbja.
“ISIS nuk ka vend në Shqipëri”
Saviano deklaroi se ISIS furnizohet nga marijuana e Shqipërisë, si e shikoni ju?
ISIS nuk ka vend në Shqipëri, është absurd, u përfaqësua nga pak shqiptarë nga kushtet ekonomike. ISIS nuk mund të furnizohet nga marijuana, sepse kanabisi në Shqipëri është i ndarë në parcela të vogla dhe situata është ndryshe. Nuk e pranoj që ISIS ka parcelat e veta në Shqipëri. Shqiptarët nuk punojnë të tjerët, ISIS nuk gjen terren në Shqipëri. Ushtria një hap pozitiv në luftën ndaj kanabisit, atë që ka bërë policia mund ta bëjë edhe ushtria, në përmasat që kishte vitin që shkojë ka përmasa ta jashtëzakonshme dhe ushtria mund të ndërhyjë sepse ndërhyn për situata të tilla”.
“Sulmet terroriste, janë individuale”
Si i shikoni sulmet terroriste që po ndodhin, pse Suedia këtë radhë?
Nuk janë sulme të organizuar nga një qendër që të bëhet studim, janë si ujku i vetmuar, nuk janë njerëz normal persona të tillë, nuk besoj që është ISIS i aftë të organizojë akte të tilla, janë akte personale. Shërbimet sekrete e kanë shumë të vështirë të zbulojnë këta ujqër të vetmuar, edhe mund të bie në rrjetën e policisë por dhe jo sepse përdorin metoda të ndryshme edhe artizanale. Nq qoftëse ke vendosur të bëhesh terrorist mund të bësh gjithçka, këto ujqër të vetmuar janë të vështirë për tu gjurmuar, nuk çuditem që ndodhin dhe janë të periudhës, që do mbahet për këtë punë. Kam frikë ISIS sepse ka luftëtarë dhe do ti shpërndajë.
Po sulmin kimik në Siri?
Unë nuk e besova dhe nuk do ta besoj që qeveria siriane ta bëjë këtë, është e pamundur të fshehë dorën në qoftë se e ka bërë ajo sepse është gafe po ta bëjë kur ka të gjithë botën kundër dhe mbështetet vetëm nga Rusia. Shpërthimi mendoj që ka ardhur nga një shpërthim ajror. Ndërhyrja e SHBA më duket si antiruse jo antisiriane sepse amerikanet kanë hyrë edhe më parë. Do acarohen marrëdhëniet SHBA rusi sepse ashtu kanë qenë gjithmonë. Nuk mund të kenë marrëdhënie të mira pasi dy palët pretendojnë të jenë superfuqi botërore. U mendua se do shuhet me rënien e murit të Berlinit dhe me rritjen e shtetit rus u shtuan. Them që Asad ka mbetur vetëm dhe vetëm ruset dhe iranianet nuk mjaftojnë./shqiptarja.com
c.a