• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kreu i SHISH: E vërteta e ’21 Janarit’ dhe urdhëruesit e vrasjeve në bulevard

by Java News
22/01/2018 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi zbardhi dje të vërtetat e ngjarjes së 21 janarit, ku u vranë 4 persona në bulevard gjatë një proteste.

Teksa sot shënohet edhe 7-vjetori i ngjarjes, Fatos Klosi tregoi për gazetën “SOT” se gjatë asaj dite ka qenë edhe vetë i pranishëm në protestë.

Sipas tij, një nga të viktimat është qëlluar shumë pranë tij, ndërsa zbuloi edhe dy përgjegjësit kryesorë për masakrën e ndodhur.

Klosi deklaroi se urdhri për të qëlluar mbi turmën është dhënë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Në bulevard kam qenë edhe vetë prezent. Mbas meje është vrarë njëri, dy metra, jo më larg. Nuk guxon kurrë një ushtar i Gardës dhe një komandant i Gardës në mes të bulevardit të qëllojë me armë mbi turmë përveçse nëse urdhri vjen nga lart fare.

Ose nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, që ishte Lulzim Basha që bën kaq shumë zhurmë për drejtësinë tani, ose kryeministri i kohës që ai tashmë njihet dhe nuk ka nevojë që të kërkojmë argumente shumë, zoti Berisha. Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë qenë të dy përgjegjës. Le të dalin të dy e të përballen me drejtësinë dhe më pas të shpjegojnë se kush e ka dhënë urdhrin.

Ajo është linja e komandimit të Gardës, ku u kërkua të mbajë përgjegjësi komandanti i Gardës dhe mbajti një përgjegjësi qesharake dhe direkt mbi të, që unë jam i sigurt që është dhënë urdhër, është Lulzim Basha dhe mbi më pas është Sali Berisha”, u shpreh ish-kreu i SHISH.

Më tej, Fatos Klosi tregoi edhe qëllimet se pse Sali Berisha u dha këtë urdhër të rëndë punonjësve të Gardës.

Ai theksoi se ish-kryeministri gjithmonë dëshironte të mbushte egon e tij me pushtet dhe në rast se pozicioni i tij dhunohej sado pak, atëherë ishte i aftë të bënte gjithçka.

“Saliu vuante nga ideja për të treguar që është ai që e bën zap këtë vend. Kjo ishte gjithë ideja. Ju e mbani mend se çfarë përrallash tregonin ata, është qesharake kur i kujton këto gjëra. Kur tregonin që qëlluan mbi turmën sepse turma kishte çadra, stilolapsa, pistoleta. Vetëm nga kjo kuptohet sa e çoroditur është ajo mendje, sa të çoroditura ishin ato ditë. Domethënë, ajo ishte skandaloze sepse u bë atëherë kur praktikisht çdo gjë ishte qetësuar.

Ajo ishte vetëm për të demonstruar që unë jam Zoti. Pale pastaj duke njohur Sali Berishën, një herë tha e dua të gjallë ose të vdekur në Tropojë patriotin e tij. Ai njeri dihet që ka përdorur edhe dhunën fort fare, kur i është cenuar sado pak pushtetit, krenaria, etj, çfarëdo që çmon ai”, vijoi më tej Fatos Klosi.

Nga ana tjetër, ish-kreu i SHISH zbuloi edhe prapaskenat e ngjarjes së 21 janarit.

Sipas tij, punonjësit e Gardës që ishin të përfshirë në këtë marrëveshje, u mbajtën brenda Kryeministrisë në mënyrë që të mos kishin kontakt me asnjë.

Gjithashtu ai shtoi se asnjë gardist nuk mund të qëllojë vetë drejt turmës, vetëm në rast se dikush nga shumë lart i jep një urdhër.

“Atje të gjithë ata të Gardës që dinin diçka në lidhje me urdhrat që ishin dhënë, u mbajtën tri ditë brenda Kryeministrisë dhe u mjekuan kush kishte ndonjë problem, në mënyrë që të mos binin në kontakt absolutisht as me gazetarët, as me prokurorët, me kërkënd.

Dhe përfundimi qe që u kërkuan të gjendeshin ata njerëz që kishin shtënë dhe kurrkush nuk kërkoi “ore kush jep urdhër për këtë punë?”. Ajo është një çështje vërtet shumë e nxehtë sepse atëherë janë shkelur të gjitha rregullat e procesit hetimor.

Domethënë Garda paska qenë institucioni që merrte vetë vendimet për të bërë gjërat, etj. Këto janë broçkulla. Kush e njeh si është linja e komandimit, e kupton që nuk shtihet me armë absolutisht. Në kohën që janë vrarë këta njerëz, nuk kishte njeri mbi Gardë, jo brenda oborrit të Kryeministrisë jo e jo, po as te gardhi nuk kishte njeri. Ishin larguar. Ajo ra si rrufe”, tha ai.

Në fund, Fatos Klosi kërkoi që dosja e “21 janarit” të hapet me doemos, në mënyrë që të dalin përballë drejtësisë fajtorët e vërtetë dhe të mos ndalen më tek punonjësit e Gardës.

Next Post
Bashkia e Tiranës nis fushatën për pagesën e ujit dhe kontratat e reja

Bashkia e Tiranës nis fushatën për pagesën e ujit dhe kontratat e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozim i çmendur nga shkencëtarja, sugjeron përdorimin e një planeti të tërë si anije kozmike! Çfarë është teoria e “Autostopistit”

Propozim i çmendur nga shkencëtarja, sugjeron përdorimin e një planeti të tërë si anije kozmike! Çfarë është teoria e “Autostopistit”

August 15, 2026
Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

August 15, 2026
Spartaku i Moskës mirëpret Mirlind Dakun, vlerësime edhe nga legjenda e klubit rus!

Spartaku i Moskës mirëpret Mirlind Dakun, vlerësime edhe nga legjenda e klubit rus!

August 15, 2026
Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, kuksiani kapet në Maminas, në pranga dhe shoqëruesja nga Prizreni! Arsenali dyshohet për grupet kriminale

Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, kuksiani kapet në Maminas, në pranga dhe shoqëruesja nga Prizreni! Arsenali dyshohet për grupet kriminale

August 15, 2026
Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

August 15, 2026
Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

August 15, 2026
Pse nuk mësuam nga ebola?!

Ebola po kthehet në epidemi të rrezikshme dhe po kërcënon Botën, mbi 2 mijë viktima në Kongo! OKB dhe OBSH japin alarmin

August 15, 2026
DETAJET/ Dasma e Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pati vetëm 4 të ftuar! Ja çfarë parashikon kontrata paramartesore që nënshkruan

DETAJET/ Dasma e Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pati vetëm 4 të ftuar! Ja çfarë parashikon kontrata paramartesore që nënshkruan

August 15, 2026
VIDEO/ Spanja goditet nga katër tërmete radhazi, panik te popullata, njerëzit dalin në rrugë nga frika! Nuk raportohet për viktima

VIDEO/ Spanja goditet nga katër tërmete radhazi, panik te popullata, njerëzit dalin në rrugë nga frika! Nuk raportohet për viktima

August 15, 2026
Atletiko e Madridit bën goditjen e merkatos së verës, prezanton nënkampionin e botës!

Atletiko e Madridit bën goditjen e merkatos së verës, prezanton nënkampionin e botës!

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com