• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kreu i KQZ, Kume: Presidenti Nishani nuk bën më dot asgjë për zgjedhjet

by A R
27/04/2017 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Është e precizuar në kushtetutë, që presidenti i vendit vendos gjashtë muaj para për datën e zgjedhjeve dhe që atë ditë, ai nuk ka më asnjë lidhje me zgjedhjet dhe procesin zgjedhor. Ai është larg këtij procesi dhe në kushtetutë nuk përfshihet asgjëkundi, ku ai mund të ndërhyjë”.

Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ-së dhe njohës i mirë i ligjit zgjedhor, shpjegon për Javanews se edhe vetë Kodi Zgjedhor nuk lejon hapësira përveç shtyrjes prej një jave të zgjedhjeve. “Është  një fakt që e kam përsëritur disa herë, por që në këtë rast dua të them se nga KQZ-ja, zgjedhjet mund të shtyhen vetëm një javë dhe asfare më shumë”.

Por, ka një udhë tjetër, që e aktivizon presidentin e vendit. Ndërkohë që raundet për zgjedhjen e Presidentit po digjen pa kandidat të prezantuar, deri më tani është parashikuar nga ekspertët që në këtë mënyrë po shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ky është momenti që presidenti i vendit merr sërish rol dhe Kushtetuta e detyron Presidentin e vendit të shpallë zgjedhjet e parakohshme, ”të cilat duhet të zhvillohen brenda një periudhe kohe deri në 45 ditë nga dita kur Kuvendi shpërndahet”.

Ndërkohë ish-kryetari i KQZ-së, pohon se nëse kjo krizë politike do vazhdojë atëherë zgjedhjet mund të mbahen në fund të korrikut. “Zgjedhjet mund të bëhen të dielën e fundit të muajit korrik, që do të thotë 42 ditë më vonë se dita 18 qershor”, kohë që lidhet me fundin e kësaj legjislature.

“Kushtetuta jonë njeh aktet normative, që do të thotë se në parlament mund të mblidhen të ndërhyjnë me një akt në Kodin Zgjedhor por kuptohet nëse të dy palët do kenë angazhimin e duhur për të bërë ndryshime në ligjin zgjedhor. Në këtë rast palët mund të ndërtojnë rregullat dhe të gjejnë besimin për zbatimin  e tyre, si edhe të punohet me ndryshimin e dispozitës për balancimin e plotë të administratës zgjedhore”. Sipas tij, në kushtet që po krijohen, votimi elektronik me rregullat e veta mund të konsiderohet si mundësi që të zvogëlojnë ndërhyrjen në procesin zgjedhor të parave të pista, botës së krimit.

I pyetur për mundësinë e bërjes së votimeve përtej kësaj date, ai është shprehur se në këtë rast ndryshimet në Kodin zgjedhor nuk mjaftojnë. Duhet të ndërhyhet në Kushtetutë dhe kjo kërkon një angazhim të ri. (Javanews)

 

Next Post
3 orë e gjysmë pa energji, OSHEE: Ja zonat ku do të ketë kufizime

OSHEE do ti paguajë KESH-i dhe OST-së, borxhet e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In