Një nga lëvizjet e papritura në selinë e Presidencës ditën e sotme, është ajo e Bahri Shaqirit. Ish-kreu i SHISH-it, dha dorëheqjen mesditën e sotme nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare pranë Presidentit të Republikës.
Për këtë arsye, kreu i shtetit Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, falënderon ish-shefin e SHISH për punën e kryer për më shumë se 3 vjet..
“Kënaqësi të bashkëpunoja me z.Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar. E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen, – komenton Meta. – Do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni”.
Pas dorëheqjes së Shaqirit, presidenti Meta emëroi si Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit. Ndërsa si shef i Kabinetit të Metës, u emërua Edmond Panariti, ish-deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Bujqësisë.
/a.r