Ish kreu i PD te Kukesit, Ibsen Elezi i ftuar në rubrikën Intervista e Ditës në DritareTV u shpreh për rezultatin e zgjedhjeve dhe dorëheqjen e kreut të PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj.
“Alibeaj luajti me kartën anti-Berisha, por në fakt atë kartë nuk e kanë, se po ta kishin edhe njerëzit do t’i mbështesnin. Janë mbi 50% e PD që nuk duan as Berishën dhe as Alibeajn.
Mbështetësit dekomokratë kanë shpëtuar nga regjimi i Enverit, nuk e pranojnë nënshtrimin. Demokratët nuk mund t’i nënshtrohen Berishës brenda vetë Partisë Demokratike.
PD-së nuk i mungojnë mbështetësit, por nënshtrimin e Berishës nuk e durojnë. Berisha nuk e dominon dot më PD. Tabloja e zgjedhjeve është një fitore e frikshme e PS dhe një humbje e thellë e PD.”,u shpreh Elezi.
Ai ka nenvizuar se “Berisha humbi gjithçka, pasi Ilir Meta ishte au qe fitoi me Partine e tij te Lirise keshillat bashkiake, me votat e demokrateve”/m.j