• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

14 Maji në Shkodër, ose kronika e një ndryshimi të vonuar të paralajmëruar!

by Java News
18/05/2023 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Musa Kurtulaj

Kalimi i votës majtas ne Bashkinë Shkodër nga votimet e 14 majit, ishte epilogu i kronikes se një ndryshimi te vonuar te paralajmëruar ! Kush i ka ndjekur zhvillimet politike ne Shkodër larg pasioneve, ndikimeve shoqërore, miqësore e njohjeve personale, nuk çuditet me ketë ndryshim ! Përkrahja e PD ka vite qe ka nisur te rrullet ne Shkodër. Kush nuk bindet për ketë, le te analizojnë te rezultatet e zgjedhjeve nga 2013 e deri ne ditët e sotme ! Mjafton te kujtojmë zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit te vitit te kaluar për kryetar Bashkie, ku diferenca mes Bardh Spahise te se djathtës dhe Majlinda Angonit te PS nuk ishte me shume se 1920 vota !!! Ishte ky rasti i pare ne Shkodër qe nje kandidat i te djathtës fitonte me një diference kaq te vogël !

Pas pak me shume se një viti, me 14 maj, diferenca jo vetëm qe kaloi ne krahun tjetër, por ishte e paparashikuar se kandidati i Partisë Socialiste për Kryetar i Bashkisë Shkodër, do te fitonte 11727 vota me shume se kandidati i te djathtës ! Për Benet Becin e PS vullneti i zgjedhësve dha 34531 vota (60.23 %) ndërsa për Bardh Spahine e koalicionit “Bashke Fitojmë” 22804 vota (39.77 %) ose 11727 vota me pak se Beci ! Ata qe parashikonin humbjen e te djathtës ne Shkodër me 14 maj, thonin se diferenca mund te ishte 2000 – 3000 vota maksimumi dhe asnjë vote me shume ! Megjithate, kishte prej atyre qe jo vetëm nuk e mendonin humbjen e te djathtës me 14 maj , por parashikonin vazhdimin e saj ne avantazhe me 5000 deri ne 10000 vota me shume !

Nëse mund te flitet për një politikan te nivelit te larte te se djathtës, qe e ka parandier humbjen ne Shkodër, ai ka qene Sali Berisha ! Ne mitingun përmbyllës te fushates elektorale ne Shkodër pasdreken e datës 11 maj, Berisha i beri thirrje kandidatit te Partisë Socialiste, Benet Beci, qe te jepte dorëheqje nga gara, duke i kujtuar se nuk do ta votonin as gjysma e fisit Beci e jo me Shkodra ! Ishte hera e pare gjate 32 viteve ne Shkodër qe Sali Berisha i kërkonte një kandidati rival qe te jepte dorëheqje nga gara ! Ketë e beri me datën 11 maj, 4 dite para votimeve te 14 majit ! E pra kjo tregonte frike, ndaj Berisha e kishte nuhatur bash mire se dita qe, përfaqësuesi i tij te mos merrte votat e shumicës ne Shkodër, ishte ne prag prandaj dhe i kërkoi Benet Becit qe te dorehiqej nga gara ! 14 maji kaloi çdo parashikim ne Shkodër për Shkodrën ! Jo vetëm kaloi vota e qeverisjes lokale majtas pas 32 viteve djathtas, por kaloi aq shumë sa nuk ia merrte mendja askujt, madje as atyre që kishin punuar për ndryshimin në Shkoder ! Po sjelli këtu një detaj jo pa domethënie.

Pak minuta pas orës 20.00 te mbrëmjes se 14 majit, kur kutitë e me fletët e votimit po dorëzoheshin ne qendrat e numërimit te votave, Bardh Spahia deklaroi ne media se fitoren e kishte te sigurte, falënderoi popullin e Shkodres për besimin dhe u beri thirrje komisionerëve e numëruesve qe te mos vonojnë, dhe te kryejnë procedurat formale te konfirmimit te fitores ! 30 minuta pas kesaj deklarate te Spahise, njoftohemi nga zyra e medias se kandidatit Benet Beci, qe te shkonim tek ajo zyre ne ora 21.00 se Beci do te bënte një deklarate për shtyp. Sipas njoftimin, ne ora 20.55 minuta, dhjetëra gazetare e kameraman u ndodhen ne zyrën e shtypit te Benet Becit. Aty u takuam edhe me kolege tanë nga Kosova, qe kishin ardhur ne Shkodër për te përcjelle proçesin zgjedhor për mediat e Kosovës. Kishin bere mire, na kujtuan atë këngën e bukur “Thërret Prizreni more Shkodër…..” !

Qëndruam rreth 10 minuta ashtu ne pritje te fillimit te konferencës, ndërsa Benet Beci pak metra larg nesh bisedonte me Elisa Spiropalin ! Pa pritur, vjen Manjola qe mbulonte mediat, dhe na kërkon ndjese duke theksuar se Beneti vendosi qe te deklarohet ne media pasi te kenë përfunduar numërimi i kutive te para ! U larguam jo pa keqardhje, pasi kishim 16 ore pa pushuar ne filmime e transmetime televizive, po ç’ti besh, i ka te zakonshme kjo puna jone “dështimet” e kesaj natyre, por gjithçka kalon duke kërkuar ndjese dhe kaq ! Ndërkohë pas deklarimit te Spahise për fitore pa nisur akoma numërimi i votave ne Shkodër, Elisa Spiropali i shkruante atij ne rrjetet sociale “Bardh, shiko Kamzën, merre fryme thelle dhe përgatitu !”. Ne Kamze ishte shpallur rezultati shpejt, brenda pak minutave, u aplikua numërimi elektronik, dhe rezultonte bindshem fitues kandidati i PS-se. Elisa ketë i kujtonte Bardhit, qe te mos nxitohet ! Ndërsa Beneti jo vetëm qe anuloi deklaratën e shtypit, por nuk doli ne media as pasi kishte nisur numërimi i votave, ndonëse kutitë e numëruara tregonin dukshëm epërsinë e tije ne vota, as nuk doli me vone gjate natës, as paradreken e te nesërmes ! Beneti vetëm pasdreke, kur përfundoi numërimi i votave për dy kandidaturat dhe doli rezultati, pa pritur u gjend ne qendra e numërimit duke falënderuar numëruesit e komisioneret për punën qe kishin bere dhe lodhjen prej 24 orësh pa pushuar.

U zgjatem ne ketë detaj, por besojmë se flet shume se kush kishte parashikuar me sakte ne Shkodër e kush jo, dhe qe askush nuk e kishte parashikuar diferencën kaq te thelle, as vete Benet Beci dhe as Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e deklaroi ketë dy dite pas votimit, kur gazetaret e pyeten për Shkodrën ! La te kuptonte qarte se ishte një rezultat i paparashikuar ne Shkodër, qe duhet lexuar mire pasi me Shkodrën mund te bënte një histori te re ! Urojme qe Rama te këmbëngulin shume ne ketë pike qe te beje histori te re me Shkodrën. Rama dhe Benet Beci me ketë ndryshim befasues ne Shkodër për shume kënd, janë para një përgjegjësie te madhe historike, shume te madhe ! Janë para pegjegjesise për transformimin cilësor dhe sasior te Shkodres, ne afate sa me te shpejta! Sa i përket politikes se brendshme, Shkodra e vuri ne prove te majtën me votën e 14 majit qe ti realizoje ato qe deklaron prej vitesh e dekadash për Shkodrën. Sa i përket politikes se jashtme, votimi i 14 majit ne Shkodër meriton te lexohet si një mesazhe shume i rendesishem popullor qe konfirmon orientimin, qëndrimin dhe integrimin euroatlantik te vendit tone !

Momenti politik kur u zhvilluan zgjedhjet vendore te 14 majit ne Shqipëri, i beri ato për vendin tone shume me te rëndësishme se zgjedhjet e përgjithshme, sa i përket konfirmimit euroatlantik te vendit dhe aleancës se padiskutueshme strategjike me SHBA ! Duam, s’duam, Shkodra ne një fare mënyre, i vuri vulën e vazhdimësisë këtij orientimi e kesaj strategjie, me votën e14 majit! Shkodra nuk votoi vetëm per vete, por votoi edhe për Shqipërinë. Kush nuk e kupton kështu votën e 14 majit ne Shkodër, nuk ka kuptuar gjë nga këto zhvillime ! Ajo është vote shume përtej Benet Becit, shume përtej Edi Rames, është vote vizionare për te sotmen dhe te ardhmen ! Prandaj, vota e 14 majit ne Shkodër meriton te studiohet, dhe jo thjeshte te lexohet si statistike ndryshimi te qeverisjes vendore !

Next Post
Vendimi/ Mori 3 mijë euro ryshfet për një certifikatë pronësie, GJKKO dënon me 2 vite burg ish kreun e Kadastrës në Sarandë

Vendimi/ Mori 3 mijë euro ryshfet për një certifikatë pronësie, GJKKO dënon me 2 vite burg ish kreun e Kadastrës në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

July 9, 2026
“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

July 9, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

July 9, 2026
Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

July 9, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

July 9, 2026
Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

July 9, 2026
Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

July 9, 2026
Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

July 9, 2026
Pezullohet efektivi në Fier, Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

Pezullohet efektivi në Fier, Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

July 9, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare, Rama nxjerr videon: Një tjetër dëshmi për potencialin e saj

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In