• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish kreu i KQZ, Kume: Meta duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet në 3 bashki

by Java News
18/01/2022 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta është i detyruar nga ligji që brenda afatit 48 orësh të shpallë zgjedhjet për 3 bashkitë, të Vorës, Shkodrës dhe Dibrës, për të cilat ka marr shkresën e vakancave një ditë më parë nga Kryemomisioneri Ilirjan Celibashi. Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume sqaroi se ky është i vetmi hap që ai mund të ndërmarrë sipas Kodit Zgjedhor.

“Me marrjen e njoftimit për vakancën në bashkinë përkatëse Presidenti i Republikës, brenda një afati 48 orësh duhet që të dekretojë datën e zgjedhjeve në këtë njësi vendore, duhet të jetë jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Që do të thotë se presidenti ndodhet përpara këtij detyrimi ligjor”, thotë Kume.

Në rast se Këshilli i Ministrave nuk e njofton Presidentin për mungesën e kryebashkiakëve në 3 bashkitë e tjera, Durrësit, Lushnjës dhe Rrogozhinës, brenda afatit 48 orësh, sipas sqarimit të Kumes, do duhet një dekret të dytë nga Meta për këto 3 bashki.

“Nuk është kusht që në të 6 bashkitë që do të bëjnë zgjedhjet të zhvillohen brenda të njëjtës datë”, thotë ai.

Zgjedhjet në 6 bashkitë, thekson Kume, duhet të ishin zhvilluar që në momentin e parë që ato ngelën pa kryetar.

Bashkia e Shkodrës dhe e Vorës mbetën ka kryetar për shkak të dekriminalzimit. Bashkia Lushnjë për shkak të arrestimit të  Fatos Tushes, Durrësi pas dorëheqje së Valbona Sakos dhe ndërkohë që kryebashkiaku i Rrogozhinës, Haxhi Memolla ka ndërruar jetë. /m.j

Next Post
E veshur me të kuqe, “sfida” e Grida Dumës: S’ka mjerim më të madh për Sali Berishën që nxjerr 5 njerëz kundër PD

E veshur me të kuqe, "sfida" e Grida Dumës: S’ka mjerim më të madh për Sali Berishën që nxjerr 5 njerëz kundër PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com