• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish kreu i Kasacionit, Zef Brozi: SPAK, mision të shpëtojë vendin nga kuçedrat e korrupsionit! Duhen gjyqtarë e prokurorë kurajozë, frikacakët…

by Java News
15/12/2022 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kreu i Gjykatës Kasacionit (tani gjykata e Lartë), Zef Brozi e ka konsideruar si një fat të madh për shqiptarët faktin që SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht SPAK-un për të vënë para përgjegjësisë politikanë dhe pushtetarë të lartë që prej tre dekadash nuk janë ndëshkuar.

Ai tha se misioni për ndëshkimin e krerëve të lartë të politikës kërkonte gjqytarë kurajoz dhe me guzim të lartë për të cilët presionet nuk mund ë jenë justifikime për mosndëshkimin e korrupsionit të kryer nga pushtetarë të periudhave të ndryshme politike.

“Prokurorët e gjyqtarët në pergjithësi dhe ato të SPAK e të gjykatës se Posaçme antikorrupsion  në vecanti kanë misionin jetik për ta shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kucedra e korrupsionit të larte shteteror të ketyre më se tre dekadave. Dhe ky mision kërkon gjyqtarë e prokuror kurajoz dhe me integritet të lartë. Frika e prokurorëve e gjyqtarëve nga presionet nuk mund te jetë justifikim për mosndeshkimin e korrupsionit të pushtetareve të larte të cdo kohë. Frikacakët le të bëjnë punë të tjera por nuk mund të jenë gjyqtare e prokuror. Aq më tepër, prokure e gjyqtar që mbrojnë korrupsionin e pushtetarëve më të lartë nuk duhet të lejohen edhe më tej të vrasin shpresat e shqiptarëve”-tha Brozi.

Ai theksoi se ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të jetë në Shqipëri për një kohë të gjatë pavarësisht lajmeve se ministria e Evropës për Punët e Jashtme kishte nisur procedurat për zëvendësimin e saj.

“Është fat i madh për shqiptaret dhe vendin tonë të dashur që Presidenti Biden dhe qeveria e SHBA-s drejtpersëdrejti dhe me anë të ambasadores së nderuar Yuri Kim (e cila do jetë ne Shqiperi për një kohe të gjatë) vazhdojnë të mbeshtesin fuqimisht SPAK -un që ky institucion te veje para pergjegjesise ligjore të pandëshkueshmit e piramidës se lartë shtetërore e politike të çdo kohe dhe të fitoje besimin e shqiptarëve tek drejtësia”- shprehet Zef Brozi, ne nje postim ne adresen e tij ne rrjetin social.

Ky reagim i Zef Brozit vjen një ditë para zgjedhjeve që pritet të mbahen të nesërmen për kreun e SPAK. Ndërkohë ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi që procesi i zgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme të jetë transparent dhe pa ndikime nga personat që kërkojnë të ndikojnë drejtësinë.

Zef Brozi është anëtar i Shoqatës Kombëtare të Amerikës për Menaxhimin e Kontratave (2011 e në vazhdim), dhe anëtar i Shoqatës së të Diplomuarve të Universitetit të Bostonit (1998 e në vazhdim). Në vitin 1996, Kongresi Amerikan përfshiu në axhendën e seancës dëgjimore për Shqipërinë dhe botoi në raportin e Komisionit të Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë një shkrim të publikuar nga ai./m.j

Next Post
Financimet ruse të PD/ Veliaj: Hallet e Lulit me rusët, të Saliut me non gratën dhe të Metës me sigurimin janë problemet e tyre, jo të shqiptarëve

Veliaj: Në Tiranë ka vetëm 10 kulla, ata që i sulmojnë janë po ata që thonë se toka është e sheshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com