• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kreu i FRPD reagon për takimet e Salianjit në Durrës, Gjirokastër e Elbasan: Pjesëmarrje masive, lidershipi flet me nxitim! Ja 3 arritjet..

by Os De
25/12/2025 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i FRPD, Artion Barjamaj në një postim në rrjetet sociale ka bërë një analizë të asaj se çfarë rezultati ka pasur organizimi i takimeve nga ish deputeti I PD Ervin Salianji me demokratët bnë bazë. 

Bajramaj shkruan se falë këtyre takimeve u nis procesi i analizës, u bllokua parlamenti dhe u zhvillua një protest jo e keqe kombëtare më 22 dhjetor. 

Në takimet e zhvilluara sipas ish kreut të FRPD, u vu re një pjesëmarrje masive që përçon një mesazh të qartë të anëtrësisë se pret reagim nga Partia Demokratike. 

Postimi i plotë: 

Cfarë prodhuan foltoret e Durrësit, Gjirokastrës dhe Elbasanit?
Pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 dukej qartë se brenda mbështetësve demokrat kishte këto ndjesi:zhgënjim, paqartësi dhe mendim për tërheqje nga aktiviteti politik.
Këto ndjesi dukej se i ushqente edhe më tepër mungesa e aktivitetit opozitar. Kujtoj që pas zgjedhjeve u premtua një betejë e ashpër me regjimin e Ramës I cili vodhi zgjedhjet. Këto premtime u harruan shpejtë gjatë sezonit veror dhe u rifillua aktiviteti parlamentar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Mendimet rreth demokratëve se duhet bërë dicka në lidhje me këtë situatë u shtuan.
Për këtë arsye, pas një kafeje fillimisht enigmatike mes kandidatëve të listave të hapura me iniciativën e ish deputetit Salianji, kandidatit Alimehmeti dhe Kalaja, u hodh ideja e nisjes së një procesi bashkebisedimi mes demokrateve.
Më 3 Dhjetor 2025 u bë takimi i parë në Durrës, më pas një takim në Gjirokastër dhe më pas një takim në Elbasan.
Spikati pjesëmarrja masive: mesazh i qartë i anëtrësisë se pret reagim nga Partia Demokratike.
Ngjarjet që pasuan, shfaqën një kontradiskion të cuditshëm: “Anëtarësia fliste me maturi, lidershipi me nxitim.”
Fillimisht mesazhe anëtarësisë për të mos marrë pjesë në takime, pastaj sulme nga lideri i demokratëve dhe ekipi i tij drejtues shpesh here i paaftë në zbatimin e detyrave të tij, deri tek përjashtimi nga partia, akuzimi se kanë bërë fushatë për Partinë Socialiste apo se takimin e Elbasanit e organizoi eksponenti kriminal Suel Cela.
Kaloi deri në groteske sjellja e pak të rinjve që nuk patën guxim të pranojnë se ka punë të bëra jo mirë edhe brenda PD.
Kjo shumë kontradiktore, pasi vetë lideri Berisha zgjodhi të njëjtin format në vitin 2021.
Akuza të forta apo jo?
Ndaj kujt? Një anëtarësie që ka tashmë 14 vite që mbështet betejat e PD pa patur kurrfarë përfitimi material, ndryshe nga një pjesë e elitës partiake.
Cfarë prodhuan 3 foltoret?
Përvec ideve konstruktive në interes të PD, ato shkaktuan dicka që vetë anëtarësia kërkonte dhe priste prej 7 muajsh!
Lidershipi u vu në lëvizje!
1- U nis procesi i analizës(duhet parë vazhdimi)
2- U bllokua parlamenti në vijim të zgjedhjes së Avokatit të Popullit
3- U zhvillua një protest jo e keqe kombëtare(e mbështetur edhe nga pjesëmarrësit e 3 foltoreve)
Të treja këto nisma në interes të popullit opozitar.
Konkluzionet që nxorri anëtarësia nga kjo?
1- “4 vite opozitë për deputetët nuk janë aq të vështira, për anëtarët po”.
2- Kur lidershipi nuk performon, anëtarësia mund ta motivojë të ndryshojë.
Teksa regjimi i Edi Ramës është në pikën e tij më kritike me skandale galopante të përditshme, duket se foltoret e Durrësit, Gjirokastës dhe Elbasanit realizuan vetëm gjysmën e qëllimit të tyre ndërsa ekipi drejtues po bëhet gati të shijojë festat e fundvitit. 

Next Post
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

June 12, 2026
Dramë në Guadalajara, Koreja e Jugut përmbys Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit A

Dramë në Guadalajara, Koreja e Jugut përmbys Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit A

June 12, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

“I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore. Marrëveshja firmoset në Europë

June 12, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Është e madhe dhe e hareshme sepse nuk ka (ende) gjë për të ndarë

June 11, 2026
Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

June 11, 2026
Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

June 11, 2026
Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër…

Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër…

June 11, 2026
Jennifer Lopez shfaq “anën e saj të errët”: Do të bëja seks me të gjithë aktorët e ‘True Romance’

Jennifer Lopez shfaq “anën e saj të errët”: Do të bëja seks me të gjithë aktorët e ‘True Romance’

June 11, 2026
Presidenti izraelit flet për ekranin shqiptar: Irani nisi çdo gjë, njerëzit tanë u masakruan

Presidenti izraelit flet për ekranin shqiptar: Irani nisi çdo gjë, njerëzit tanë u masakruan

June 11, 2026
“Lufta SHBA-Iran e ka çuar ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga COVID-19”

“Lufta SHBA-Iran e ka çuar ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga COVID-19”

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In