• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish- kreu i FBI: Trump një bos mafioz! Shpërthen Presidenti i SHBA

by Java News
13/04/2018 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbështetësit e Presidentit të SHBA, Donald Trump kanë filluar një fushatë në internet për të diskredituar një libër me kujtime të ish-drejtorit të FBI-së James Comey, që pritet të botohet së shpejti. Libri me titull “Një besnikëri më e lartë: Të vërtetat, gënjeshtrat dhe lidershipi”, pritet të dalë në qarkullim më 17 prill. Siç njofton agjencia e lajmeve Associated Press, në libër zoti Comey nuk i kursen sulmet e ashpra në drejtim të Presidenti Trump.

“Ai e quan presidentin ‘joetik’ dhe të shkëputur nga e vërteta. Comey e përshkruan stilin e tij të udhëheqjes si diçka të shtyrë nga allishverishet dhe nga egoja, diçka që lidhet me besnikërinë ndaj tij.

Kjo temë përshkon gjithë librin, kur autori na jep takimet e tij me presidentin e zgjedhur në Kullën Trump, pastaj më vonë disa herë në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas në telefon kur Comey ishte akoma në postin e tij.

Ai shpesh e krahason zotin Trump me një bos mafioz, duke thënë se presidenti në një farë mënyre dukej sikur po drejtonte një familje krimi në Nju Jork”, thotë Jonathan Lemire, gazetar i agjencisë së lajmeve Associated Press.

Libri me kujtime premton të japë një vështrim të thellë në marrëdhënien e tensionuar të zotit Comey me presidentin Trump, i cili e shkarkoi, duke e akuzuar për ndërhyrje në pavarësinë e FBI-së.

Presidenti Trump reagoi sot në Twitter, duke e quajtur ish-drejtorin e FBI-së një “rrjedhës informacioni dhe gënjeshtar të provuar”.

“Thuajse çdo njeri në Uashington mendonte se ai duhej shkarkuar për punën e tmerrshme që kishte bërë, deri sa në fakt u shkarkua. Ai nxori informacione sekrete, gjë për të cilën duhet të ndiqet penalisht. Ai gënjeu para Kongresit nën betim,” shkruan Presidenti Trump në komentin e tij në Twitter, ku mes të tjerash e quan zotin Comey të “neveritshëm.”

Publikimi i librit vjen në një moment veçanërisht të ndjeshëm për zotin Trump dhe Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë thonë se ai është zemëruar së tepërmi për një bastisje të ndërmarrë kohët e fundit nga FBI-ja në shtëpinë dhe zyrën e avokatit të tij personal, duke ngritur mundësinë që ai të shkarkojë nga detyra zëvendës prokurorin e Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili emëroi njeriun që kryen hetime rreth lidhjeve të mundshme të fushatës Trump me Rusinë, Robert Mueller, ose që të përpiqet t’i japë fund hetimit të zotit Mueller.

Komiteti Kombëtar Republikan hapi të enjten një faqe të re në internet “Lyin’Comey.com”, që përmban citime nga demokratë të njohur të cilët kanë kritikuar ish-drejtorin e FBI-së në të kaluarën.

Fox News njofton se Partia Republikane ka në plan të bëjë një verifikim të fakteve që parashtrohen në librin e zotit Comey dhe ta përdorë këtë faqe interneti si një mjet të kundërpërgjigjes së shpejtë për të vënë në dukje “keqinterpretimet” apo “kontradiktat”, siç i quan ajo.

ma.me

Next Post
Guvernatori i BSH Sejko: Ja pse janë rritur kreditë në lekë!

Guvernatori i BSH Sejko: Ja pse janë rritur kreditë në lekë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Danezët dërgojnë një anije lufte në Groenlandë dhe mbajnë tensionin të lartë

Danezët dërgojnë një anije lufte në Groenlandë dhe mbajnë tensionin të lartë

January 21, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Reshjet e borës sjellin kaos në rrugë! Ndalohen kamionët në Qafë Thanë, policia apel qytetarëve

January 21, 2026
Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

January 21, 2026
Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan

Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan

January 21, 2026
Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

January 21, 2026
Ndërprerje të energjisë dhe borë në disa akse rrugore në Korçë

Ndërprerje të energjisë dhe borë në disa akse rrugore në Korçë

January 21, 2026
Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

January 21, 2026
Netanyahu pranon ftesën e Trump-it për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

Netanyahu pranon ftesën e Trump-it për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

January 21, 2026
Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

January 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për “Bordin e Paqes”: Përpjekje e SHBA për të spostuar OKB-në dhe forcuar udhëheqjen e vetme

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In