• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ish-komunistët e PD, dhe “diktatori” Rama

by Artur Ajazi
13/01/2021 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Në rast se do të nxirrnim nga arkivi ç’ka është thënë, kurdisur dhe deklaruar para dhe gjatë fushatave elektorale në vite nga ish-drejtuesi i Partisë Demokratike dhe drejtuesit aktualë që nuk janë gjë tjetër veç zgjatuesit e tij, do të dilnim në përfundimin, se në atë forcë politike dominojnë teorikisht dhe praktikisht ish-komunistët, ish-sigurimsat dhe bijtë e tyre. Mjafton të merresh paksa me ish-kryetarin e saj, 25 vjet komunist, ish-nënkryetarët me familjarë të cilët kanë qenë ish-anëtarë të PPSH, ish-deputetët dhe ata që ishin të tillë deri para “djegies” së mandateve, të gjithë ish-anëtarë dhe bij të ish-komunistëve, njerëz të afërt me ish-sigurimsa të asaj periudhe. Kjo ishte dhe mbetet edhe sot, Partia Demokratike. Por edhe pse është e tillë, edhe pse ka kaq mëkate dhe krime të kryera në periudhën kur ka qenë në pushtet, sërish ajo rreket dhe akuzon Edi Ramën si “diktator”. Për të qeshur dhe gajasur gjithë dynjanë. Një ish-komunist, një tjetër bir dhe vëlla i ish-komunistit apo sigurimsit,  apo dhe njerëz të afërt me ish-ministrat e diktaturës, kanë 8 vjet që akuzojnë kryeministrin dhe ministrat e tij si “bllokmenët e rinj, si neokomunistë” etj, budalliqe të tilla. Edhe pse jemi në 2021, edhe pse shqiptarët e dinë mirë se kush ka drejtuar dhe qeverisur vendin më shumë në këto 30 vjet tranzicion, sërish dëgjojmë nga frëngjitë e Partisë Demokratike, teoritë e vjetra dhe të leckosura të ish-komunistit, që u bë president dhe kryeministër, e njeriut që nuk la kundërshtar të tij në atë parti, pa rrahur, pa denigruar, pa përzënë nga vendi me dhunë verbale dhe fizike, duke i hapur rrugën një neodiktature të rrezikshme, e cila u përmbys me votë nga shumica e popullit. Edhe pse kanë kaluar afro 3 dekada që vendi ka hyrë në rrugën pakthim të demokratizimit  dhe reformave civilizuese, duke synuar anëtarësimin e shpejtë në BE, akrepat e sahatit në SHQUP, kanë mbetur në teoritë manipulatore të ish-komunistëve që drejtojnë akoma me  fanatizëm partinë sikur ta kishin pronë private. Gjithkush në Partinë Demokratike,në partinë e ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, është “klonuar” politikisht  dhe bërë  si udhëheqësi shpirtëror. Fantazma e tyre, janë kryeministri dhe ministrat, janë deputetët, janë investimet, janë arritjet dhe sukseset e kësaj qeverie, fantazma e tyre janë investitorët e huaj që shkelin Rinasin dhe kërkojnë të ndërtojnë dhe hedhin milionat e tyre në ekonomi, industri, turizëm, detari, etj. Ata nuk janë mësuar  me metodologjinë e punës së kryer, por me lirinë e korrupsionit të shfrenuar dhe të pandëshkuar. Sa “diktator” është Edi Rama e dinë  tanimë shqiptarët, e mësuan tek panë dhunën barbare të “protestuesve paqësorë”  në protestat e Partisë Demokratike, e panë  tek djegia e institucioneve dhe plagosjet e policëve, akte të  cilat në rast se do të kishin ndodhur në SHBA apo gjetkë, do të kishim parë shumë viktima dhe të arrestuar. Por propoganda e “demokratikasve” të PD, ka qenë dhe mbetet  mëshirimi  i vërtetë i asaj, ç’ka kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë edhe sot drejtuesit aktualë.Një kastë njerëzish që qeverisën me mashtrime, të damkosur si hijena zhvatëse, që edhe në kohë opozite apo kohë  pandemie veçse pasurohen, një grupim  dështakësh që nuk rreshtin së mallkuari gjithçka të gjallë dhe të bukur, nuk rreshtin së penguari  çdo  filiz që nis të marrë jetë në këtë vend, duke tentuar të shpërfytyrojnë cilindo që nuk i mbështet ata në misionin e tyre si humbës të përjetshëm. Të mësuar në partinë e tyre me ritmin dëshirat dhe diktatin e udhëheqësit, ata kanë shtruar kurrizin para tij, ata janë kthyer në kavie të tij, ndërkohë që Ramën e shohin  me zili nga vetëm nga  ekranet  si “diktator”.

Next Post
Bluzat e bardha të parët në “Air Albania” për vaksinimin anti-COVID/ Pritet injektimi i 60 personave në një orë

Qeveria miraton vendimin e ri: Importi i vaksinave anti-COVID do bëhet pa paguar…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In