Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ia ka besuar mandatin për të formuar qeverinë e re Dacian Ciolos, ish-Komisionari Evropian për Bujqësi pas dorëheqjes së Victor Pontas.
“Kam emëruar Dacian Ciolos si kryeministër”, tha Iohannis pas konsultimit me partitë politike.
“Ne kemi nevojë për një kryeministër të pavarur, teknokrat dhe një person me integritet që nuk është i përfshirë në skandale dhe i cili ka treguar se është në gjendje për të përballur me situata të ndërlikuara”, tha presidenti rumun. Ciolos (46) ishte komisionar evropian për bujqësi nga viti 2010 deri 2014 dhe prej korrikut të këtij viti, këshilltar për sigurinë ushqimore i presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Victor Ponta më 4 nëntor ka dhënë dorëheqje pas demonstratave në Bukuresht që u organizuan pasi në një klub të këtij qyteti ra një zjarr ku vdiqën 32 persona.