• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-komandanti i FSK: Ushtria bëhet krejt efektive më 2025

by Java News
19/10/2018 07:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, Kosova mund të ketë ushtri tërësisht të gatshme në vitin 2025, pavarësisht se plani strategjik parasheh që një gjë e tillë të bëhet për dhjetë vjet.Në Interaktiv të KTV-së, Kastrati ka thënë se shtatë vjet do të mjaftojnë që Kosova të ketë forca me kapacitete të plota operacionale e ushtarake.

“Rishikimi i strategjisë së forcës nisi më 2012 dhe u krye më 2014. Katër vite i kemi humbur, por prapë se prapë jam shumë i lumtur. I uroj forcat pa marrë parasysh se jemi vonuar katër vite është mirë që kemi nisur këtë proces.

Para dy viteve kam rekomanduar publikisht dhe kam këshilluar institucionet që të fillojnë të bisedojnë me partnerët tanë, sidomos SHBA-në e vendet e NATO-s, sepse qysh atëherë është pa se Lista Serbe s’është e gatshme të votojë jo vetëm për Ushtri me ndryshime kushtetuese, por asnjë veprim që e çon Kosovën përpara. Më në fund e pamë që partnerët strategjikë, NATO, u bind që serbët nuk i votojnë ndryshimet dhe dhanë leje për ndryshime ligjore.

Emrin nuk e ndryshojmë, por mandati dhe detyrat do të jenë ushtarake e Kosova do të ketë ushtrinë e vet”, ka thënë ai. “Kur është bë rishikimi strategjik është parapa një plan si të zhvillohet. Qysh në atë kohë janë bë studimet në bashkëpunim me partnerin tonë SHBA-në. Atëherë është parapa që ky plan i zhvillimit të zgjatë diku rreth 10 vjet.

Por pasi jemi vonuar dhe kemi kapacitete njerëzore, buxhetore, rekomandoj që ky zhvillim të mos zgjatë më shumë se shtatë vite. Ushtria mund të jetë e gatshme më 2025 me të gjitha aktivitet operacionale dhe mund të marrë pjesë në misione paqeruajtëse”.

Sipas Kastratit, FSK-ja qysh tash është e gatshme të marrë pjesë në misione të ndryshme. Ai ka thënë se emri Forcë e Sigurisë nuk e dëmton aspak rolin e kësaj force. Sipas tij, NATO nuk pranon ushtri për shkak të emrit.

Sa i përket armatimit, Kastrati ka thënë se roli i FSK-së do të jetë mbrojtës dhe do të ketë armatim për mbrojtje e jo armatime sulmuese.

“S’do të ketë tanke,e aviacion luftarak sepse janë armatime sulmuese, por do të ketë gjithë kalibrat tjera mbrojtëse. Besoj që qeveria do t’i kalojë gjithë fazat për të siguruar mjetet e nevojshme për armatim adekuat”, ka shtuar ai.

Kastrati ka thënë se ushtria do të ketë qasje në çdo pjesë të territorit të Kosovës, ashtu siç do të jetë e nevojshme. Ai ka shtuar se NATO me zhvillimin e FSK-së do t’ia lë të gjitha kompetencës Ushtrisë së Kosovës.

Kastrati ka folur edhe për largimin e dhjetëra pjesëtarëve të FSK-së nga komuniteti serb. Sipas tij, kjo është bë për shkak të presioneve politike nga Serbia dhe liderët serbë në Kosovë. Ai ka thënë se kjo është për keqardhje sepse, sipas tij, ushtria është në të mirë edhe të serbëve dhe të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
U gjobit 5 mln lekë nga bashkia, burri kërcënon të hidhet nga shtylla

E rëndë në Perrenjas/ Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In