Ish-komandanti i FSK-së apelon: Vuçiç dhe Vulin po rekrutojnë mercenarë rusë për në veri të Kosovës

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se prezenca ruse në veri të Kosovës është e përditshme.

Kastrati deklaroi se ka informacione se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

“Prezenca ruse në Ballkan është shumë e qartë, ne jemi shumë të vetëdijshëm që në veriun e Mitrovicës prezenca e njerëzve rusë nga Rusia dhe Serbia dhe kjo është e përditshme. Qëllimi i Rusisë dhe ‘Republika Srpska’ është që të jetë prezente këtu [në veri] nëpërmjet tensioneve të ndryshme – e shohim edhe situatën në Bosnje ku kryetari i kësaj republike, Milorad Dodik, ka paralajmëruar se do të ngrejë forcat e veta ushtarake dhe policore për mundësinë e shkëputjes nga federata boshnjake dhe kjo sipas meje do të ishte një zinxhir edhe tek veriu i Kosovës”.

“Sipas disa informacioneve që unë i kam me dijeninë e Vuçiçit dhe Vulinit janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës dhe në krye të këtij grupi është gjenerali Dikoviç – ku sipas detyrave që ai i ka, nëse ndodh një destabilizim në Bosnje automatikisht njësoj do të fillonte edhe në veri të Kosovës dhe qëllimi final i Serbisë është që ta bëjë “Serbinë e Madhe”, deklaroi Kastrati, për Klan Kosova.

Ish-komandanti mes tjerash tha se Qeveria duhet të ketë prioritet FSK-në si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com