• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-këshilltari i Obamës: Trump ka vetëm slogane, me Kremlinin ka gabuar gjithçka

by E S
06/09/2025 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri më sot, Donald Trump nuk ka arritur asgjë nga Vladimir Putin. Dhe është një iluzion të mendosh se strategjia e bërjes së lëshimeve ndaj Moskës, duke pritur diçka në këmbim, mund të funksionojë. Kështu mendon Michael McFaul, ish-Këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe ish-Ambasador në Rusi gjatë presidencës së Barack Obamës.

“Tani Trump-it i nevojitet një ‘moment Pershing’,” deklaroi McFaul, në një forum në Cernobbio.

Këtu ai është duke iu referuar Ronald Reagan-it, i cili në fillim të viteve ‘80 vendosi raketat Pershing në Europë për të rritur presionin ndaj Moskës. Në një intervistë për La Repubblica, McFaul thekson se pa masa të qarta frikësuese, nuk mund të ketë negociata efektive për Ukrainën.

Cilat do të ishin “raketat Pershing” moderne që Trump duhet të vendosë?

“Janë të paktën dy hapa të qartë: së pari, të shpallë një paketë të re ndihmash ushtarake për Ukrainën, duke ndarë barrën me aleatët europianë. Së dyti, Trump ka kërcënuar me sanksione ndaj Rusisë, por nuk ka zbatuar asnjë. Mund ta bëjë, për shembull, duke vepruar kundër flotës ‘fantazmë’ që vazhdon të transportojë naftë ruse, apo ndaj institucioneve financiare ruse. Po ashtu, mund të sekuestronte asetet e Bankës Qendrore Ruse që ndodhen në bankat amerikane. Këto janë mesazhe që Putin do t’i kuptonte shumë mirë.”

Por për momentin Trump po bën vetëm veprime simbolike…

“Është e qartë që këto janë thjesht simbolika, madje dekorative. Trump duhet të fokusohet më shumë tek përmbajtja reale. E vlerësoj që ka tentuar të nxisë një proces paqeje, dhe nuk jam kundër dialogut me rusët. Por në takimin në Uashington me Zelenskyn dhe liderët europianë, si dhe në atë në Alaskë me Putinin, nuk ka arritur asgjë. Diplomacia matet me rezultate, jo me foto apo slogane. Deri tani, nuk jemi më afër një marrëveshjeje se më parë. Trump ka nevojë për një strategji të re, sepse kjo aktualja nuk po funksionon.”

Pse nuk po ia del Trump, “kampioni i negociatave”, të negociojë me Putinin?

“Kam organizuar takime të tilla për Obamën, përfshirë dy me rusët. Në mënyrë tradicionale, takimet në nivel të lartë janë kulmi i negociatave, jo nisja e tyre. Një takim simbolik me presidentin rus duhet të vijë vetëm pas një marrëveshjeje. Takimi në Alaskë ishte thjesht një dhuratë për Putinin, pa asnjë përfitim për interesin kombëtar të SHBA-ve.”

Çfarë duhet të kishte bërë ndryshe Trump?

“Nuk njoh shumë negociata ku njëra palë i jep gjithçka tjetrës dhe pret diçka në këmbim. Trump duhet t’i kishte ofruar një takim Putinit vetëm nëse ky pranonte të takohej me Zelenskyn. Duhej t’i thoshte: ‘Në Alaskë do të të trajtoj si një sovran, por më pas do të duhet të pranosh një armëpushim.’ Trump shpesh ngatërron prioritetet, ai mendon se vetë takimi është qëllimi, kur në fakt takimet janë mjet për të arritur qëllimet e politikës së jashtme.”

Ndërkohë që nuk ka rezultate për Ukrainën, Trump ka krijuar pasiguri edhe në Europë. Çfarë mund të bëjë Europa vetë?

“Do preferoja që Europa të vepronte së bashku me SHBA-të. Kjo është në interesin tonë kombëtar. Sepse nëse SHBA-të duken sikur po tërhiqen, gjithnjë e më shumë vende do të fillojnë të orientohen, për shembull, nga Kina. Por nëse Ukraina pranon që Rusia të mbajë nën pushtim territoret e saj për dekada, atëherë të paktën duhet të ketë garanci që nuk do ketë një luftë tjetër.”

Kjo nënkupton që Europa duhet të dërgojë trupa në Ukrainë?

“Fillimisht duhet të forcojmë ushtrinë ukrainase, kjo është pjesa e lehtë. Më e vështira është vendimi politik për të dërguar trupa nga vende të treta në Ukrainë. Është një vendim delikat dhe si amerikan, nuk jam në pozicionin më të mirë për të shprehur një opinion për këtë.”

Next Post
“Kosova është Serbi”, letonezët fishkëllejnë tifozët e Serbisë pas koreve antishqiptare në Riga

“Kosova është Serbi”, letonezët fishkëllejnë tifozët e Serbisë pas koreve antishqiptare në Riga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In