• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-këshilltar i Edi Ramës? Kush është presidenti i ri i Kroacisë që mundi në balotazh Kolinda Kitarovic

by Java News
06/01/2020 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

53-vjeçari Zoran Milanović është zgjedhur President i Kroacisë. Në balotazhin e mbajtur këtë diel ai arriti të marrë 54.01% të votave ndërsa rivalja e rij, presidentja aktuale Kolinda Grabar Kitarovic u ndal në 45.99% të votave. Ish-kryeministri socialdemokrat pritet të marrë detyrën në 19 shkurt 2020.

Por kush është Zoran Milanović?

Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë në Zagreb, ai filloi punojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme kroate. Ai shërbeu si këshilltar në Misionin Kroat në Bashkimin Evropian dhe NATO në Bruksel nga 1996 në 1999. Po atë vit ai u bashkua me Partinë Socialdemokrate.

Në qershor 2007 ai u zgjodh President i SDP, pas vdekjes së liderit dhe ish-kryeministrit Ivica Račan. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, partia e tij doli e dyta dhe nuk ishin në gjendje të formojë një shumicë qeverisëse. Me gjithë humbjen e zgjedhjeve, ai u rizgjodh drejtues i partisë në 2008.

Në 2011, Milanović inicioi formimin e koalicionit “Kukuriku”, duke bashkuar 4 parti politike të qendrës së majtë. Koalicioni fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet parlamentare të 2011, me vetë SDP-në duke u bërë partia më e fortë në Parlament. Milanović u bë kryeministër më 23 dhjetor 2011, pasi Parlamenti miratoi kabinetin e tij.

Gjatë qeverisjes së tij u shënua përfundimi i procesit të ratifikimit të hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe mbajtja e një referendumi për anëtarësimin në BE. Kabineti i tij prezantoi ndryshime në kodin e taksave, miratoi një ligj fiskalizimi dhe filloi disa projekte të mëdha infrastrukturore. Milanović mbështeti zgjerimin e të drejtave të çifteve të të njëjtit seks dhe prezantoi Aktin e Partneritetit Jeta.

Por në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shtator 2016 ai pësoi një humbje befasuese ndaj Milanović njoftoi tërheqjen e tij nga politika. Më pas hyri në biznesin e këshillimit dhe punoi si këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Vetë Rama i pyetur për këtë çështje nuk e ka mohuar, shkruan “Tema”.

“Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Zoran është një mik i madh. I kam kërkuar këshillim dhe do t’i kërkoj sa herë ta takoj. Më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është vonë kur jep këshillat e tij”, tha Rama i pyetur nga gazetarët kroatë.

Më 17 qershor të vitit të kaluar, Milanović njoftoi se do të kandidojë për detyrën e presidentit të Kroacisë. Me fitoren e këtyre zgjedhjeve ai bëhet presidenti i 5-të i Kroacisë si dhe kandidati i parë presidencial në historinë kroate që mori më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve sesa një president në detyrë. Ai bëhet personi i dytë në Kroaci që mund një president në detyrë që rikandidon.z

Next Post
Hëna e parë e plotë për vitin 2020 do sjellë një spektakël të vërtetë në qiell. Kur do të ndodhë

Hëna e parë e plotë për vitin 2020 do sjellë një spektakël të vërtetë në qiell. Kur do të ndodhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Vetë emërimi “figurë publike”

August 20, 2026
Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

August 20, 2026
Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës

Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës

August 20, 2026
Trump shpalli operacionin shkatërrues, reagon Irani: Terrorizëm ekonomik!

Trump shpalli operacionin shkatërrues, reagon Irani: Terrorizëm ekonomik!

August 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Woodstock-Pogradec, 57 vjet në mes…

August 20, 2026
Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

August 20, 2026
Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

August 20, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Itali, 4 shqiptarë sulmohen me thika, çekiç e spraj me piper! Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

August 20, 2026
Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

August 20, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Importet e ushqimeve rriten me 12,8%, prodhimi vendas mbetet pas

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com