• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish kapiteni i Partizanit Ertan Demiri… si luajta për 7 vite pa u paguar

by Java News
14/02/2017 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ë një rrëfim për televizionin “Shenja” në Maqedoni, ish-kapiteni i Partizanit, Ertan Demiri, ka treguar kalvarin që e ka përndjekur gjatë karrierës së tij si futbollist, hapat e parë, frytet dhe sukseset që ka marrë nga ky profesion, ëndrrat që mbeten në sirtar, pengjet, klubet që ka më për zemër, si dhe me çfarë merret pas lënies së futbollit të luajtur. Ajo që e bën më interesant historinë e Ertan Demirit është se ai nuk është dorëzuar kurrë, ndonëse ka luajtur 7 vite pa u paguar dhe me 10 operacione të ndryshme.

Shembulli i suksesit

Ertan Demiri konsiderohet si shembulli që asnjëherë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat. “Për të qenë i suksesshëm në futboll dhe në sport në përgjithësi duhet të niset në moshë sa më të re. Çdo vonesë të kufizon dhe limiton mundësitë për t’ia dalë të ndërtosh diçka të suksesshme, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur. Unë ia dola dhe t’ju them të drejtën ndihem krenar nëse merrem shembull për një gjë të tillë.

Që në fëmijëri, gjithë ditën kam luajtur futboll. E bëja gjithandej, në shkollë, në fshatin e lindjes Saraj, ku edhe jetoja. Mirëpo për shkak se ishim në njëfarë mënyre jashtë qytetit dhe pak të distancuar, nuk kisha mundësi në moshë të re të regjistrohem në ndonjë klub futbolli. Më vonë vijoi regjistrimi në Medresenë ‘Isa Beu’ dhe thjesht ishte e pamundur që të ushtrohesha me ndonjë skuadër. Sigurisht, gjithmonë mundesh për më shumë dhe njeriu sado që të arrijë, prapëseprapë ka gjëra që mund t’i kishte bërë më mirë.

Por, të jemi të sinqertë dhe pak më realistë, duke marrë parasysh vendin ku kemi lindur, ku jetojmë dhe veprojmë, sigurisht jam i kënaqur me gjërat që kam arritur në karrierën time. Pengu i vetëm më mbetet që nuk pata mundësinë të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë”, thotë Demiri.

Momentet më të mira

Duke kujtuar të kaluarën, Demiri nuk heziton me shpejtësi të ndajë disa nga momentet më të mira në karrierë. “Kur të kthejmë memorien pas, ka shumë gjëra që kanë lënë gjurmë, por ju përgjigjem kështu në shpejtësi dhe do të dalloja debutimin me Slloga Jugomagnatin (FC Shkupi i tanishëm), triumfi i dyfishtë me Rabotniçkin në kampionat dhe Kupë, ndeshjet me Boltonin e Anglisë, si dhe goli në derbin shqiptar Partizani-Tirana. Ka edhe shumë momente të tjera, por këto që thashë vërtet kanë qenë shumë të veçanta dhe do t’i kem në kokën time sa të jem gjallë”, kujton të kaluarën Ertan Demiri.

Partizani-Tirana 1-0, Ertan Demiri ka shenuar golin e fitores

7 vite i papaguar

Demiri ka një histori unike, pasi për rreth 7 vite ka luajtur pa pagesë në ekipe të ndryshme në Maqedoni, ndërsa 10 operacione e kanë ndalur vazhdimisht hovin e tij për të arritur në nivele edhe më të larta. “Nëse marrim e llogarisim krejt atë që ka kaluar, rezulton se 7 vite në Maqedoni kam luajtur pa para. Kjo gjë më ka mbajtur në vend, ndërsa në karrierë kam pasur 10 operacione të ndryshme, që në një mënyrë frenuan karrierën time në momente kur dukej se kam pasur opsione reale për të ecur shumë përpara.

Llogaritni, transferimi im i parë jashtë vendit te Lokereni erdhi në moshën 28-vjeçare. Pastaj, kur isha 32 vjeç shkova tek Al Tavon, ndërsa si 34-vjeçar kalova te Partizani. Këto gjëra sigurisht se kanë ndikuar në rrjedhën e karrierës sime, por unë sërish jam i kënaqur me atë që kam arritur”, vijoi më tej Ertan Demiri.

Klubet më për zemër

Demiri foli edhe për klubet që i ka më për zemër. “Kam përjetuar aq gjëra që më japin sadisfaksion të madh, saqë nuk paguhen me para. Shkupi, Shkëndija dhe Partizani janë klube që më kanë dhënë përjetime të papërshkrueshme, kanë mbetur në zemrën time dhe për këto klube kisha luajtur sërish edhe pa pagesë. Për të qenë i sinqertë, duhet të them se dëshira ime ishte që ta mbyll karrierën te Shkupi.

Një kohë të gjatë e kam ëndërruar atë moment, por ja që gjërat shkuan ndryshe dhe duhet të pajtohemi kështu si shkoi. Në jetë ka momente kur nuk varet gjithçka nga ti, kështu që ndodh të përballemi me situata kur nuk të realizohet ajo që ke menduar”, sqaron Demiri, i cili karrierën si profesionist e mbylli te Partizani.

Flamurtari-Partizani 0-0, Demiri zevendesohet nga Maliqi

Ndarja nga futbolli

“Sinqerisht, e kisha menduar se shumë më lehtë do të ndahem prej futbollit, por e paskam pasur gabim. Gjatë kohë pasi mbeta pa skuadër, unë vazhdoja të stërvitem maksimalisht çdo ditë dhe shpresoja të luaja sërish. Kjo nuk ndodhi dhe unë ngadalë pajtohesha me fatin. Më mungon shumë futbolli profesionist. Më mungojnë stërvitjet dhe shakatë që zakonisht i bënim në dhomat e zhveshjes. Adrenalina që ndienim para, gjatë dhe pas ndeshjeve është diçka për të cilën kam nostalgji dhe shumë gjëra të tjera që i ke bërë çdo ditë dhe tani i takojnë vetëm së kaluarës”, vijon ishkapiteni i kuq.

Me çfarë merret

“Për momentin, merrem me skauting (identifikim, ndjekje, vlerësim, përzgjedhje) të lojtarëve. Ata që plotësojnë disa kritere që i kemi vendosur si standard me bashkëpunëtorët e mi, mundohem t’i ndihmoj duke ua propozuar klubeve serioze apo menaxherëve të ndryshëm që mund t’i kalojnë në skuadra ku kanë bashkëpunim. Kështu do të jetë edhe profesioni im që po planifikoj ta zhvilloj edhe në të ardhmen. Pra, duke ndërmjetësuar transferime të futbollistëve. Normal, e shoh veten edhe në ndonjë post drejtues të ndonjë ekipi serioz, stabël dhe me perspektivë”, përfundoi Demiri.

Next Post
FOTOT/ Momentet e veçanta të “Përqafimit” të vdekjes

FOTOT/ Momentet e veçanta të “Përqafimit” të vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In