• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kandidatja Harxhi: Kuvendi Kombëtar i PD, do jetë spastrimi i radhës i Bashës!

by Java News
22/06/2021 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD do të mbajë më 17 korrik Kuvendin Kombëtar, që për Edith Harxhin jo vetëm është një mbledhje e nxituar, por e shikon atë si përçarjen e fundit dhe spastrimin e radhës që Lulzim Basha do të bëjë me kundërshtarët e tij. Harxhi u shpreh se ka një ftohje Lulzim Bashës me ambasadën e SHBA-së që ka nisur që nga djegia e mandateve e deri sot.

PD do të mbajë më 17 korrik Kuvendin Kombëtar, që për Edith Harxhin jo vetëm është një mbledhje e nxituar, por e shikon atë si përçarjen e fundit dhe spastrimin e radhës që Lulzim Basha do të bëjë me kundërshtarët e tij në Këshillin Kombëtar që ka si kryetar Bujar Nishanin. Harxhi tha në emisionin ‘Repolitix’ se që në mbledhjen e këtij Kuvendi ku pritet të diskutohet edhe për rizgjedhja e drejtuesve të rinj të Këshillit Kombëtar, ka shkelje statutore dhe se gjithçka bëhet që Basha të fsheh përgjegjësitë e tij të humbjes më 25 prill.

“Bëhet për të bërë spastrimin e radhës të Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar ka një mandat 4-vjeçar dhe pikërisht këtu është shkelur statuti pasi po i ndërpret mandatin. Kjo bëhet vetëm për të fshehur përgjegjësinë e Bashës për humbjen e 25 prillit. Zgjedhjet e 25 prillit i ka humbur Lulzim Basha dhe ai nuk mund të fajësoj askënd, është përgjegjësi e tij. Lulzim Basha është zhdukur prej disa javësh, dhe nuk reagon më. Kuvendin Kombëtar e ka thirru për të bërë përçarjen e fundit  dhe për të bërë spastrimet e radhës. Ai do të largojë ato që kanë ende poste në PD”, tha Harxhi.

E pyetur se si janë marrëdhëniet  e SHBA me Partinë Demokratike, Edith Harxhi u shpreh se ka një ftohje Lulzim Bashës me ambasadën e SHBA-së. Ajo tha se kjo ftohje ka nisur që nga futja e Luzlim Bashës në çadër, djegia e mandateve, mospjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit e deri më sot që vijon refreni i lodhshëm i masakrës zgjedhore.

‘Drejtuesit e PD kanë një ftohje me diplomatët jo vetëm me SHBA. PD është një produkt i pastër euroatlantik dhe kjo histori e ftohjes ka nisur që nga çadra, vijon me djegien e mandatave dhe ka vazhdar me mosfutjen në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ka vijuar gjatë gjithë kësaj periudhe me historinë e stërzgjatur të masakrës zgjedhore të 25 prillit”, tha Harxhi.

Harxhi: Nëse Basha s’shkon në parlament në shtator, PD i vihet dryni përgjithmonë! Flet edhe për marrëdhëniet me Bashën
Edith Harxhi tha se PD duhet të shkojë patjetër në parlament në shtator dhe ka a bindjen se kjo do të ndodh. Nëse nuk shkon, tha ajo, atëherë PD do i vihet njëherë  e përgjithmonë dryni.

“Patjetër që do të shkojë në parlament, nëse nuk shkon atëherë PD-së do i vihet dryni njëherë e përgjithmonë”, tha Harxhi.

Harxhi foli edhe për marrëdhëniet e saj me Bashën duke thënë se nuk është prishur me të, por ka ndalur së foluri me personin që po K partinë duke e çuar atë në humbje të vazhdueshme.

“Unë nuk jam prishur me zotin Basha, por kam ndaluari së foluri me të pasi nuk kam çfarë të flas me një person që keqdrejton partinë, nuk kam asgjë ndaj Bashës si individ, por si drejtues humbës i PD-së”, tha Harxhi.

Edith Harxhi tha se në zgjedhjet në PD më 13 qershor ishte bërë një masakër e vërtetë me listat e anëtarësisë, gjë të cilën ajo nuk e priste të ishte kaq e rëndë. Harxhi tha se ka prova se ka pasur shkelje tepër të rënda gjatë zgjedhjeve dhe se kutitë e votimit janë mbushur me vota pro Bashës.

Harxhi tha se fatkeqësisht PD është deformuar në formë dhe përmbajtje dhe kjo gjë ka ndodhur gjatë viteve të fundit

“Ne nuk kishim garë, nuk mund të flasim për garë ku nuk kishte barazi, konkurrencë, nuk kemi pasur as burime financiare e as njerëzore pasi të gjitha këto janë përdorur nga kryetari i partisë. PD është një parti që është deformuar në formë dhe përmbajtje dhe jo ka ndodhur vitet e fundit. Nuk e dija që ishte një maskër e vërtetë me listën e anëtarëve të PD-së, u është mohuar e drejta mijëra anëtarëve dhe po flitet për më shumë se 30 mijë anëtarë dhe sigurisht unë nuk e  dija këtë. Nëse do e dija do i drejtohesha gjykatës. Kam prova që ka pasur shkelje të mëdha dhe se kutitë janë mbushur me vota pro Bashës. Zoti Shehaj ka më shumë prova për shkeljet por ka zgjedhur të heshtë”, tha Harxhi. Shqiptarja.com

Next Post
VIDEO/ De Biasi e nis keq aventurën në stolin e Azerbajxhanit, e mund Luksemburgu. Fitore e vuajtur e Anglisë

Euro 2020/ Anglia kualifikohet si e para në grupin D, fat dhe Kroacia me Çekinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

October 30, 2026
Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

October 30, 2026
Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

October 30, 2026
Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

October 30, 2026
Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnje, shkak dyshohet një defekt teknik, një nga helikat mund të jetë bllokuar

Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnje, shkak dyshohet një defekt teknik, një nga helikat mund të jetë bllokuar

October 30, 2026
288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

October 30, 2026
Makinat elektrike, DPSHTRR: 42.4% e autoveturave janë me zero kilometra

Europa jep para për makinat elektrike, Shqipëria u merr! Taksa e re prej 15 mijë lekësh

October 30, 2026
Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

October 30, 2026
Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In