Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal dhe po heton kandidaten për deputete e PD-së, Ilirjana Kuçana, aktualisht anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.
Ilirjana Kuçana po hetohet nën dyshimin për përfshirjen e të miturve në veprimtari protestuese.
Sipas burimeve zyrtare nga uniformat blu, hetimet kanë nisur pas grumbullimit të provave dhe materialeve që ngrenë dyshime se gjatë zhvillimit të protestës janë angazhuar apo nxitur të mitur për të marrë pjesë.
Operacioni ligjor dhe strukturat përkatëse hetimore po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

