• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kandidati për kreun e PD sulmon Berishën: Partia është bunkerizuar me njerëz besnikë dhe servilë

by E B
08/05/2026 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi vendos në dyshim retorikën e përdorur nga Sali Berisha për protestat e opozitës, duke argumentuar se termi “kryengritje paqësore” është kontradiktor, sidomos kur në protesta përdoren molotovë dhe prodhohen përplasje të dhunshme.

Sipas tij, deklaratat e Berishës krijojnë konfuzion te mbështetësit dhe nuk sjellin zgjidhje politike, pasi pushteti nuk rrëzohet përmes protestave në rrugë, por përmes numrave në Parlament.

Ai solli në kujtesë protestat e organizuara më herët nga Lulzim Basha, të cilat sipas tij, megjithëse kishin më shumë pjesëmarrje, nuk prodhuan rezultat politik.

“Duhet të gjejë termin e duhur: edhe kryengritje, edhe paqësore nuk shkon. Apo ajo kur thotë që ‘jemi në kilometrin e fundit’ për të rrëzuar Ramën, kjo matet me kohë dhe jo me kilometra. Kilometri i fundit i Berishës mund të dojë 20 vjet. Janë shumë deklarata që i konfuzojnë njerëzit. Kryengritje paqësore me molotovë nuk ka. Nëse përdor molotovë patjetër që do të ketë përplasje të dhunshme. Këto lloj protestash i ka bërë edhe Basha më parë dhe dolën pa rezultat edhe pse kishte më shumë njerëz. Në Shqipëri nuk mund ta rrëzosh pushtetin përmes këtyre mekanizmave. Numrat të duhen në parlament që ta rrëzosh”, tha Elezi.

Sipas Elezit, problemi i Partisë Demokratike nuk lidhet vetëm me protestat, por me mënyrën si funksionon vetë partia. Ai akuzoi Sali Berishën se e ka “bunkerizuar” PD-në me njerëz besnikë, ndërsa zërat kundër janë zhdukur brenda saj.

Sipas tij, në PD ka triumfuar modeli i bindjes ndaj liderit dhe jo ai i rregullit institucional, duke e kthyer partinë në një strukturë që funksionon me urdhra dhe jo me garë apo debat.

“Sali Berisha e ka bunkerizuar PD me njerëzit besnik dhe jo me intelektualë. Ato 500,000 vota+ janë të pamjaftueshme. PD duhet të krijojë modelin e kundërt të PS-së. Për ta bërë këtë, është një proces i dhimbshëm dhe kërkon rregull jo urdhra. Që në vitin 2013, mjafton një fjalë e Berishës që të thojë se urdhri i tij është rregulli, ky moment është autokraci. Në PD duhet të prevalojë rregulli. Problemi në PD nuk është Berisha por edhe fakti që ajo parti nuk ka trupa imunitarë që ta kundërshtojnë atë. Ata thonë se modeli i të qenit servil është rezultativ dhe modeli i të kundërshtuarit është vetëvrasje. Ajo parti nuk ka institucione që të mbrojnë rregullin. Berisha i emëron të gjithë”, tha Elezi.

Ai komentoi edhe qasjen e PD-së ndaj Ervin Salianjit, duke thënë se nëse opozita e konsideron atë “të dënuar politik”, atëherë nuk mund ta trajtojë më pas dënimin e tij si penalitet në ambicien për të garuar për kreun e partisë.

“Në momentin që ti e shpall si të dënuar politik, nuk të lind më e drejta t’ia llogarisësh atë masë si penalitet”, tha Elezi.

Next Post
Protesta e opozitës, 1,500 efektivë zbresin në terren

Protesta e opozitës, 1,500 efektivë zbresin në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In