• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kandidates për deputete iu gjet çanta e mbushur me mjete piroteknike në protestë, PD “distancohet” dhe e quan Ilirjana Kuçanën “pedagoge”

by A. Q
17/10/2026 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reagimi i ambasadës amerikane e cila dënon dhunën në protestë, duket se ka dhënë efektin e parë në radhët e demokratëve.

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo, këtë të shtunë, është distancuar nga dhuna për herë të parë në protestën katër ditore në Tiranë.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike në emër të selisë blu është distancuar nga aktet e dhunshme të Ilirjana Kuçanës, e cila është zyrtare e Partisë Demokratike, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish- kandidate për deputete.

Iliriana Kuçana një ditë më parë, u kap në flagrance me një çantë me mjete piroteknike dhe u shoqërua në komisariat, por sipas Partisë Demokratike, Iliriana Kuçana nuk ka qenë pjesëmarrëse në protestë si anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por vetëm si pedagoge në përkrahje të studentëve të saj, veprim ky që shënon dhe distancimin e parë të Partisë Demokratike drejtuar nga Sali Berisha nga dhuna e ushtruar në katër ditët e para në protestë.

“Krimi i vetëm i Ilirjana Kuçanës është se qëndroi në krahë të studentëve, se u përpoq t’i mbronte ata nga dhuna policore, se zgjodhi të ishte pedagoge, jo spektatore e dhunës së pushtetit ndaj të rinjve”, tha Garo në një deklaratë për mediat, ndërsa shtoi se Kuçana mund të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por ajo ishte aty si pedagoge pranë studentëve të saj duke përmbyshur një detyrim moral dhe qytetar.

Next Post
VIDEO/ Sulmohet përsëri Ambasada e Vatikanit në Tiranë, protestuesit i vënë flakën kabinës së rojës

VIDEO/ Sulmohet përsëri Ambasada e Vatikanit në Tiranë, protestuesit i vënë flakën kabinës së rojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com