• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ish i dënuari gradohet drejtor”, Tatimet hedhin poshtë lajmin: Gjyqi ndaj Tares u pushua për mungesë provash

by A R
11/08/2022 11:46
Trëndafil Tarja dhe Ceno Klosi

Trëndafil Tarja dhe Ceno Klosi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak orë pas lajmit se Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi ka emëruar në një pozicion kyç një ish të dënuar, ka ardhur edhe reagimi i institucionit në fjalë.

Përtmes një njoftimi për shtyp si dhe disa faksimileve, Tatimet hedhin poshtë pretendimet e disa mediave se Trëndafil Tarja është dënuar dhe së çështja ndaj tij është pushuar për mungesë provash.

Ja reagimi i plote:

Lidhur me artikullin e publikuar dje, datë 10.08.2022, në portalin Balkanweb me titull “Skandali/Tatimori i arrestuar për rryshfet me pikat e bixhozit gradohet nga Ceno Klosi drejtor i Verifikimit në Terren”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron qytetarët shqiptarë se lajmi i sipërcituar është i pavërtetë dhe i pabazuar.

Me qëllim informimin korrekt të opinionit publik, Administrata Tatimore sqaron se zoti Trëndafil Tarja është punonjës i Administratës Tatimore prej vitit 2014. Emërimi i tij në pozicionin Inspektor Zbatimi, në Sektorin e Zbatimit (Task-Forcë), në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është kryer në zbatim të vendimit nr. 1324, datë 05.09.2014.

Prej 8 vitesh nga emërimi i tij i parë, z. Tarja ka ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si: Inspektor, përgjegjës sektori dhe drejtor drejtorie, sipas procedurave që parashikon Kodi i Punës dhe legjislacioni në fuqi. Ky fakt dëshmohet nga vërtetimi i gjendjes gjyqësore, datë 10.08.2022, ku rezulton i pa dënuar!

Lidhur me pretendimin në artikullin me të njëjtin titull, sipas të cilit punonjësi në fjalë akuzohet për shpërdorim detyre, DPT saktëson se kjo nuk është e vërtetë, duke vënë në dispozicion të opinionit publik dokumentet, që provojnë të kundërtën, si më poshtë:

Vendimin e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 2788, datë 15.09.2016, ku citohet se është pushuar çështja penale në ngarkim të zotit Tarja, për mungesë provash, duke e shpallur atë të pafajshëm, vendim i lënë në fuqi edhe në vendimin nr. 2120, datë 08.10.2018, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kjo konfirmohet edhe nga dëshmia e penalitetit, ku rezulton i pa dënuar!
Theksojmë se Administrata Tatimore nuk intimidohet nga sulmet dashakeqëse mediatike dhe garanton qytetarët shqiptarë se mbetet e angazhuar në zbatimin e detyrave, që i ngarkon ligji duke vepruar drejt dhe me transparencë në përmbushje të misionit të saj për çdo tatimpagues, në mënyrë të barabartë.

Next Post
Pak ditë para “Sunny Hill Festival” në Tiranë, Dua Lipa largohet nga Shqipëria, ja arsyeja

Pak ditë para “Sunny Hill Festival” në Tiranë, Dua Lipa largohet nga Shqipëria, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

October 23, 2026
Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

October 23, 2026
Terror në Francë | Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

Terror në Francë | Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

October 23, 2026
FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

October 23, 2026
Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

October 23, 2026
Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

October 23, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In