Nëse deri në këtë moment ishte një prej femrave të futbollistëve që qëndronte në majën e listës së më të bukurave, tani padyshim do të ketë edhe një vend edhe në podiumin e siniqeritetit.
Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e mesfushorit Blerim Xhemaili është “zbërthyer” në një intervistë për “La Capitane”, duke treguar gjithçka për botën e njerëzve të famshëm të futbollit.
Erjona tregon se: “Sa më shumë që meshkujt të jenë të pasur, aq më shumë tradhëtojnë. Përse? Jetojmë në një shoqëri në të cilën ku janë paratë janë edhe femrat e bukura, që u shtrihen në këmbë futbollistëve dhe është shumë e vështirë që ata të rezistojnë.
Ka edhe futbollistë seriozë që zgjedhin familjen, por kam njohur edhe futbollistë për të cilët familja është vetë një opsion”, tregon ish-bashkëshortja e Xhemailit, që vetëm një muaj më parë zyrtarizoi divorcin me ish-futbollistin e Napolit e Bolonjës.
“Por faji është edhe i grave”, tregon më tej Erjona. “Shumë herë ato lidhen apo martohen me futbollistë të njohur, thjesht dhe vetëm që edhe ato të bëhen të famshme. Shumë prej tyre jetojnë në Milano, që tani është padyshim qyteti i eskortave”, përfundoi rrëfimin e saj Erjona Sulejmani.(Tch)