• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ish-gruaja e Shanna këshillon Rita Orën

by Java News
11/10/2015 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja shqiptare Rita Ora me karrierë shumë të suksesshme ndërkombëtare, e cila këto ditë ka qenë e ftuar në një dasmë në Prishtinë, pasi ka bërë publike lidhjen e saj me bateristin e njohur amerikan, Travis Barker, kanë filluar spekulimet se këngëtarja e etur për famë ka marrë më shumë se që mund të përballojë.

Ndërkaq, ish-gruaja e bateristit, Shanna, e ka paralajmëruar Ritën se Travis, përveç pamjes së egër, ka edhe një histori të keqpërdorimit me substanca narkotike dhe një varësi për tradhti. Me të gjitha këto vese, ai e ka thyer dhe poshtëruar Shannan.

“Martesa jonë kishte përfunduar për shkak të varësisë nga substancat narkotike dhe për shkak të tradhtisë”, ka thënë Shanna për “The Mail”, transmeton Koha.net.

“Ai më ka tradhtuar vazhdimisht. Të jetosh me të është sikur të jesh në një karrusel. Ritës i uroj shumë fat – do t’i duhet”, ka shtuar ajo.

Ish-gruaja e 39 vjeçarit, 15 vjet më i vjetër se e dashura e tij e fundit, ka thënë se Rita është duke e shfrytëzuar Travisin për të hyrë në industrinë muzikore amerikane, pasi që ai njeh shumë njerëz në këtë industri.

“Travis është i mirë”, thotë Shanna, ish-Miss SHBA. “Mendoj se ajo që e tërheq Ritën është se Travis i njeh të gjithë në industrinë muzikore amerikane”.

“Për Travisin, ajo është vetëm një 24 vjeçare që e bën atë të ndihet më i ri dhe relevanti rëndësishëm. Ata të dytë janë njerëz të uritur për famë, kështu që i janë përshtatur njëri-tjetrit. Unë vetëm shpresoj se Rita është duke e kuptuar se me çfarë është duke u marrë”, ka shtuar ajo.

40 vjeçarja Shanna, lidhjen e saj me bateristin e përshkruan si “helmuese”. Ata së bashku kanë dy fëmijë, ndërsa përfundimisht janë ndarë në vitin 2012.

Next Post

"Goli i Gashit", nisin festimet në Tiranë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com