• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-gjyqtari u dënua se iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi, Komisioneri Publik e çon në KPA për Vetting

by Java News
11/07/2021 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish gjyqtari i Apelit të Tiranës, dhe ish anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, edhe pse i dnëuar me vendim të formës së prerë nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, do të përballet ende me Vettingun.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka njoftuar se me datë 21.07.2021, ora 13:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.30/2021 datë 02.06.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri.

Trupi gjykues përbëhet nga Sokol Çomo, kryesuese, relatore, Natasha Mulaj dhe anëtarë  Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me vendimin nr. 374, datë 23.4.2020, ka vendosur: “Të deklarojë të ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri, për shkak të humbjes së statusit të magjistratit, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë”.

Komisioni, ndër të tjera, ka arsyetuar se në kushtet kur “shkarkimi nga funksioni për përgjegjësi disiplinore” përbën një nga rastet e mbarimit të statusit të magjistratit, sipas parashikimit të germës “ç”, të nenit 64 të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit gjendet në parashikimet e kësaj dispozite.

Por, Komisioneri Publik, Darjel Sina, ka gjetur pretendime për të ankimuar vendimin e KPK.

Ankesa e Komisionerit Publik

Komisioneri Publik, Darjel Sina ka konstatuar se KPK në vendimmarrjen e tij, për raste të ngjashme, duke arsyetuar me të njëjtën bazë ligjore, nenin 140 të Kushtetutës, si dhe nenin 64 pika 1, germa “ç” e ligjit nr. 96/2016, pika 6, e nenit 4, të ligjit nr. 84/2016 dhe nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, në vendimin nr. 316/2020, që i përket subjektit të rivlerësimit, Shkëlqim Miri, ka vendosur për përfundimin e procedurës pa vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit, ndërsa në vendimin nr. 374/2021, bazuar në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, ka vendosur ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin, z. Miri, për shkak të humbjes së statusit, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë

Sina i ka kërkuar KPA, që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit dhe të orientojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme mbi nevojën për saktësimin e bazës ligjore, arsyetimin ndryshe të vendimit, dhe sipas vlerësimit të Kolegjit,

‘Kërkojmë që vendimi nr. 374, datë 23.4.2021, të merret në shqyrtim nga ana e Kolegjit dhe, në zbatim të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, në mënyrë alternative të vendosë: – Ndryshimin e pikës 1 të dispozitivit të vendimit nr. 374, datë 23.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në ankesën e Komionerit Publik Darjel Sina.

Ish gjyqtari u dënua për korrupsion

Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri, u arrestua në nëntor 2017 me afro 33 milionë lekë cash në shtëpi.

Pas rreth një viti hetimesh ai u dënua në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë me masën minimale të parashikuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve” ndërkohë që përfitoi ulje me një të tretën e dënimit për shkak se pranoi gjykim të shkurtuar, ndonëse nuk pranoi fajësinë.

Në vendimin e dhënë më 27 nëntor 2019, Miri u dënua atë me 2.6 vite burg.

Kujtojmë se ish-gjyqtari së bashku me kushëririn e tij Kujtim Miri dhe Alban Bucin u arrestuan nga prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv, pasi sipas prokurorisë kundrejt 30 mijë eurove, ndërhynë për të lënë në fuqi dënimin me 8 vite burg për Gentian Dodën, dënim i cili i dha lirinë të akuzuarit për vrasje në Burrel.

Hetimi i prokurorisë nisi pas informacioneve të marra se funksionarë të drejtësisë kanë  favorizuar të pandehurin Gentian Doda i cili ishte dënuar në vitin 2012 me 20 vjet heqje lirie. Doda kishte marrë një ulje dënimi nga Gjykata e Matit dhe më pas trupa gjykuese e Apelit të Tiranës, pjesë e të cilës ishte edhe gjykatësi Miri, la në fuqi dënimin e ri me 8 vjet burg ndaj tij.

Akuza ndaj ish-gjyqtarit Miri u mbështetën në një sërë përgjimesh dhe më pas në sekuestrimin e sasisë prej rreth 250 mijë eurosh që u gjetën ‘cash’ në shtëpinë e tij./m.j

Next Post
Bullgarët votojnë për parlamentin e ri mes shqetësimeve për shkallën e korrupsionit, ja kë nxjerrin fitues sondazhet

Bullgarët votojnë për parlamentin e ri mes shqetësimeve për shkallën e korrupsionit, ja kë nxjerrin fitues sondazhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të “Territoriales”: Duhen konsultime dhe opinioni i Këshillit të Europës

PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të “Territoriales”: Duhen konsultime dhe opinioni i Këshillit të Europës

July 23, 2026
3 vite burg për thirrjet kundër pllakës së Erdoganit në Laç, gjykata dënon mirditorin për nxitje të urrejtjes

3 vite burg për thirrjet kundër pllakës së Erdoganit në Laç, gjykata dënon mirditorin për nxitje të urrejtjes

July 23, 2026
Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë

Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë

July 23, 2026
“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

July 23, 2026

Vetëm 9 për 100 mijë banorë? Shqipëria ndër të fundit në Europë për numrin e gjyqtarëve

July 23, 2026
Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

July 23, 2026
Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

July 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Rosa Parks dhe fuqia e protestës

July 23, 2026
Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

July 23, 2026
“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In