Ish futbollisti i famshëm i Kombëtares turke dhe Galatasarayit, Hakan Sukur, ka disa vite që i është futur politikës, ndërsa në zgjedhjet e ditës së sotme ai kandidon si i pavarur.
Ai ka shkuar mëngjesine sotëm në qëndrën e tij të votimit në Buyukçekmece për të shprehur vullnetin e tij, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Beyda.
“Iu futëm kësaj rruge. Zoti mos na turpëroftë. Qoftë e hajrit”, tha Sukur pas votimit.
Hakan Sukur kandidon si i pavarur në rajonin e tretë të Stambollit.









