• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-Fusha e Aviacionit transformohet në park, kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse

by Ardit Rada
18/06/2020 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fusha e Aviacionit është destinacioni më i ri dhe më i bukur për fëmijët e Njësisë 7 në Tiranë. Pas çlirimit nga zaptimet pa leje, Bashkia e Tiranës e ka transformuar të gjithë zonën, duke e kthyer në një park me 4 ishuj çlodhjeje dhe argëtimi për komunitetin, si dhe lodra për fëmijët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se çdo muaj, në 5 vite, është ndërtuar një kënd i ri lodrash. “Ky park u çlirua në kohën e Edi Ramës. Askush nuk e mendonte se një fushë e braktisur aviacioni mund të kthehej në një park linear. Shoh se shumë nga pemët që u mbollën në kohë të Edit, sot bëjnë hije për banorët këtu. Në çdo muaj kemi ndërtuar nga një kënd të ri lodrash dhe më vjen mirë që kemi ruajtur këtë ritëm”, tha ai.

Veliaj shtoi se sot qyteti u është rikthyer projekteve të transformimit të Tiranës. “Nëse parku ‘Rinia’ fillimisht u çlirua nga zaptimet dhe u gjelbërua, sot shtuam edhe lodrat për fëmijët, hapësirat për çlodhje etj. Njësoj po veprojmë edhe te ish Fusha e Aviacionit”, deklaroi ai. Kreu i Bashkisë u shpreh se pavarësisht kritikave të një minorance, qyteti është i destinuar të ecë përpara.

Ai dha lajmin e mirë për nisjen këtë javë të pagesave cash për familjet e prekura nga tërmeti. “Këtë javë Këshilli Bashkiak do të vendosë për mijëra pagesa cash për ata që janë prekur nga tërmeti. Ju kujtoj se kur u përmbyt Shkodra, u deshën 10 vite të vinte qeveria e re për të kryer pagesat; s’ka kaluar as 10 muaj nga tërmeti dhe ne po nisim pagesat. Kemi likujduar disa qindra familje për tërmetin e shtatorit dhe kemi ndërtuar rreth 60 shtëpi. Tani fillojmë likujdimet e tërmetit të nëntorit dhe ndërtimin e 800 shtëpive”, u shpreh Veliaj.

Mandej, ai sqaroi se askush nuk do të përfitojë në mënyrë të padrejtë nga Fondi i Solidaritetit. “Nëse dikush ka aplikuar për të përfituar nga fondet e tërmetit, por ka dy apo tre shtëpi, nuk ka të drejtë. Ky është një fond solidariteti, një fond social për të ndihmuar nevojtarët, jo dikë që e ka shtëpinë e dytë, të tretë apo të katërt. Kjo është një nga arsyet pse na merr kohë verifikimi i dosjeve. Do fokusohemi tek nevojtarët. Kushdo tjetër, që mundohet të përfitojë nga skema të solidaritetit, harxhon kohën e tij”, theksoi Veliaj.

Gjithashtu, ai solli shembullin e Unazës së Madhe, ku pas 3 vitesh bllokim, i është hapur rruga zhvillimit. Sipas Veliajt, qyteti s’mund ta mbajë kokën pas, duke humbur kohë me ‘pleqtë e politikës’ që shajnë çdo punë publike në Tiranë. “Ritmin që i kemi dhënë Tiranës këto vite do ta mbajmë pa u ndalur. Në bashkëpunim me qeverinë e Edi Ramës kemi bërë punë të mrekullueshme, që askush nuk i bën dot vetëm. Mezi pres që të punojmë fort për një mandat të tretë të qeverisë së Ramës sepse është garancia për të bërë gjëra të bukura, por edhe për të përballuar ditët e vështira”, u shpreh Veliaj.

Shumë shpejt, krahas moduleve të ndryshme të lojërave dhe hapësirave çlodhëse, në ish Fushën e Aviacionit do të ndërtohen edhe fusha futbolli e module të tjera lojërash.

Next Post
Testi i maturës dhe tabletat e shkollës/ Shahni zbulon cilat tema s’do jenë në pyetje

Rritet mesatarja për pranimin në universitet dhe vazhdimin e masterit, ndryshon dhe për fushën e mësuesisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In