• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish funksionari i SHIK: Në 97′ u bë një plan ushtarak kundër popullsisë jugore

by Java News
22/04/2016 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-funksionari i lartë i SHIK-ut në vitet ’90, Andrea Dimushi reagoi menjëherë dje rreth deklaratës luftënxitëse të Sali Berishës në Kuvend.

Ai thotë për gazetën DITA se në vitin 1997 u hartua një plan ushtarak kundër popullsisë jugore të vendit që kishte rebeluar kundër Berishës. Në atë plan bënte pjesë edhe përdorimi i lëndëve helmuese luftarake…

Kush e bëri këtë plan dhe kush ishte urdhëruesi i tij. Cilët janë gjeneralët që duhet ta dëshmojnë këtë krim monstruoz…

– Zoti Dimushi, besoj se e kini ndjekur deklaratën e djeshme në parlament të Berishës ku u bëri thirrje shqiptarëve të rrëmbejnë armët?

– Po, e dëgjova dhe u rrëqetha. Mund të them vetëm kaq: Djalli u shfaq sërish para shqiptarëve!! Ai quhet Sali Berisha, i cili për të dytën herë i bën thirrje shqiptarëve të rrëmbejnë armët. Të gjithë e kuptojmë se thirrja u drejtohet anëtarëve e simpatizantëve të PD-së që, ashtu si në vitin e zi ‘97 çuan vendin në prag lufte civile, rimarrin urdhër të armatosen për të rrëzuar me armë qeverinë legjitime aktuale dhe të rimarrin pushtetin ata që e kanë humbur me votë plebishitare në dy palë zgjedhje radhazi.

– A është vendi dhe koha që ai të përgjigjet penalisht për këtë thirrje?

– Koha për dënimin e këtij njeriu ka ardhur e ka ikur. Përgjegjësia ligjore për Sali Ram Berishën nuk duhet të fillojë këtu! Ajo duhet të bëhet objekt hetimi e dënimi për gjithë bëmat e këtij njeriu në vitet e tij të qeverisjes. Ajo duhet të rifillojë me vitin 1997 e hetimi të përfundojë me këtë thirrje gjakatare të këtij skuthi që Ramiz Alia na e la në derë si njeriun e fatkeqësive të popullit tonë.

– Ju këmbëngulni tek viti 1997. Por a ke dijeni, Andrea, për ndonjë urdhër të Berishës në vitin ‘97 për të sulmuar jugun, kur Gazidede u bë gjeneral?

– Po ka ekzistuar një plan luftarak i vërtetë, Xhevdet. Është në nderin dhe përgjegjësinë time të deklaroj

Andrea Dimushi

Andrea Dimushi

botërisht se ka patur një planikim të tillë luftarak. Si mund të lëviznin tanket, avionët, forcat, mjetet… Ky plan parashikonte edhe përdorimin e lëndëve helmuese luftarake. Kopje të këtij plani ka patur, ka qenë hartuar nga Adem Çopani dhe është punuar për të gjithë drejtorët e llojeve të armëve në shtabin e përgjithshëm. E ka pohuar Bujar Rama publikisht se duke qenë ushtarak ka marrë urdhër nga “komandanti i përgjithshëm” e si ushtarak nuk mund ta refuzonte. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se as tetari më i thjeshtë nuk lëviz pa urdhër… le më gjithë ushtria drejt jugut. Ja, këtë e bëri Sali Berisha. Si mund të harrohet një akt i tillë i turpshëm luftënxitës dhe antikombëtar?

– Kush mund të dëshmojë për këtë?

– Janë shumë dhe janë shumica në Tiranë. Me këtë rast u drejtohem të gjithë miqve e të njohurve të mi që në vitin 1997 kanë marrë detyra luftarake dhe kanë vepruar me njësi të armatosura në zbatim të një plani të mirëfilltë ushtarak, në kundërshtim me çdo ligj të çdo kohe për forcat e armatosura. Por nuk i drejtohem çdo pjesëtari të forcave të armatosura të asaj kohe, ku bënin pjesë dhe ushtarakë të çdo lloj e kategorie njerëzore nga llumi i shoqërisë shqiptare!

– Kujt do t’i drejtoheshit me emër dhe mbiemër nga ish-ushtarakët e asaj kohe që të dëshmonin?

4– U drejtohem ish-oficerëve që kanë bërë betimin para flamurit kombëtar për misionin që atdheu u besonte të betuarve për mbrojtjen e lirisë e pavarësisë kombëtare, si e vetmja detyrë e shenjtë për çdo ushtarak nën betim. Unë i thërras këta të marrin guximin e të denoncojnë urdhrat që kanë marrë për luftë! Të pohojnë qëllimin forcat, mjetet, drejtimet e goditjes dhe qëllimin që synohej! Thërras të apelojë Gjeneral Adem Çopanin, Gjeneral Sheme Kosovën, Gjeneral Hysen Arapin, Gjeneral Bujar Ramaj, kolonel Sokol Mulosmani, Aqif Cikalleshin komandant i bazës së armatës, Gjeneral Baki Shehin, Gjeneral Perlat Sula, Gjeneralin dinjitoz të forcave të armatosura Kostaq Karoli (për dijenitë që ka kur mori detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë),i drejtohem sipas përkatësisë komandantit të aviacionit të vitit 97, Komandantit të Flotës Luftarake Detare, si dhe komandantëve të njësive tankiste. I drejtohem gjithashtu Drejtorit të Kimisë e të Xhenios, gjeneral Shpëtim Spahiut për ngjarjen e Gërdecit e për ngjarjet në vitin 97. Vazhdoj më tej me një apel gjithë hierarkisë të ish Shtabit të Përgjithshëm të vitit 1997. I drejtohem me apel ish-oficerëve që drejtuan degët e shërbimeve sekrete në qendër e rrethe, legale e ilegale! Vëllezër, koha ju thërret të dëshmoni, jo sepse dëshironi, por sepse jini betuar para flamurit kombëtar!

Mos ka mllef në këtë thirrje që bëni?

– Aspak. Unë u them këtyre ish kolegëve dhe ushtarakëve të lartë: Është në ndërgjegjen tuaj të ndaloni këtë bishë të rindezë një zjarr të ri kundër popullit tonë ndaj të cilit jemi betuar ta mbrojmë me gjak. Është në nderin e secilit të dëshmojë për atë vit të mbrapshtë, që njeriu që e gatoi të jetë para drejtësisë 5sot, sot, pasi nesër është vonë. Pse e them këtë? Sepse ai na ka tradhtuar në mision e qëllim. Ai dhuroi territor fqinjëve jugorë vetëm për pushtet personal, ai furnizoi makinerinë serbe të luftës me karburant për të shtypur vëllezërit kosovarë, ai bëri Gërdecin për të birin dhe 21 Janarin duke vrarë popullin e tij për pushtet.

– Kjo është punë e Prokurorisë dhe natyrisht një provë e rëndësishme për të, apo jo?

– Kini të drejtë. Kjo është prova më e fortë për drejtësinë shqiptare. Por nëse nuk denoncojnë ushtarakët, prokuroria kurrë nuk do e marrë Salën të dëshmojë dhe gjykatat ta dënojnë. Ato i ka emëruar vetë ai për të shpëtuar si në çdo rast edhe me këtë thirrje për përmbysje pushteti me armë e gjak. Nëse vërtet do merren armë (nuk besoj se ndodh kjo), as vrimë miu nuk do ketë për të jo me helikopter për ta lëvizur e shpëtuar. Kam përshtypjen se do përfundojë më keq se Gedafi./ Dita

Next Post

2016, viti i vdekjeve të bujshme për botën e spektaklit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In