• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-e fejuara e denoncoi për përdhunim por…ja çfarë thotë i riu

by A R
20/09/2017 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juljan Rustami, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet se ka përdhunuar ish-të fejuarën e tij teksa kjo e fundit kishte shkuar tek e motra në Tiranë, ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij.

23-vjeçari prej disa ditësh ishte shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit, ndërsa u arrestua nga blutë e Divjakës, mbrëmjen e së hënës. I riu, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë u denoncua në Komisariatin e Policisë Nr.

4 nga ish-e fejuara se e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme pas ndarjes. Madje, pak ditë më parë, kur 21-vjeçarja kishte ardhur në Tiranë tek e motra, Juljani duke përfituar nga situata kur ajo ndodhej vetëm në banesë, kishte kryer marrëdhënie me dhunë me të. “Nuk është e vërtetë! Ish-e fejuara më lajmëroi që do të vinte në Tiranë dhe më kërkoi të vija edhe unë ta takoja. Nuk kam abuzuar asnjëherë me të”, – është shprehur 23-vjeçari, teksa ka shtuar më tej se denoncimi i është bërë pasi ai nuk ka pranuar që lidhja e tyre të vazhdonte. Aktualisht, 23-vjeçari është nën akuzë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Përndjekja”.

Ndërkaq, mësohet se i riu është kallëzuar edhe më parë në policisë e Divjakës nga 21-vjeçarja, e cila ka pohuar se ish-i fejuari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Pas kësaj, ndaj vajzës u plotësua menjëherë kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Pasi u vu në pranga, 23-vjeçari Juljan Rustami iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 4.

Deklaratat

I riu nga Divjaka nuk ka pranuar asnjë akuzë që ish-e fejuara ka ngritur ndaj tij. Rustami u ka treguar uniformave blu, se ka qenë vetë vajza që e ka lajmëruar se do të shkonte në Tiranë për të kaluar disa ditë tek e motra, madje i ka kërkuar që ai të shkonte ta takonte. “Nuk e dija se Xh. do të vinte në Tiranë. Ajo më njoftoi për këtë dhe më kërkoi që unë të shkoja ta takoja sepse donte të bisedonte me mua. Ne kemi disa muaj që jemi ndarë dhe kam bindjen se ish-e fejuara më denoncon për hakmarrje, pasi unë nuk kam pranuar më që lidhja jonë të vazhdojë”, – ka thënë 23-vjeçari. Ndërkaq, nga ana tjetër, vajza 21-vjeçare, ditën që ka bërë kallëzim në polici ka treguar se Juljani e kishte ndjekur atë dhe pasi kishte vënë re se ndodhej vetëm në banesën e së motrës, kishte hyrë brenda me forcë dhe kishte abuzuar me të. Po ashtu, ajo ka pohuar se është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga Juljani, i cili, siç ajo pretendon, i kërkonte që të riktheheshin sërish bashkë./G.Sh/a.m.

Next Post
“Tërmet në Meksikë”, banori i Shkozës: Jo! Tërmeti ra tek ne

"Tërmet në Meksikë", banori i Shkozës: Jo! Tërmeti ra tek ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

March 17, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

March 17, 2026
Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

March 17, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

March 17, 2026
Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

March 17, 2026
“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

March 17, 2026
Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In