• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ish e dashura greke erdhi në Shqipëri t’i sjellë sendet personale, 22-vjeçari e përdhunon

by
17/07/2015 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 20-vjeçare greke erdhi në Shqipëri që t’i kthejë ish të dashurit sendet personale, por e reja është rrahur dhe përdhunuar prej tij dhe më pas braktiset në rrugë pa para. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 3 korrikut në qytetin e Patosit në shtëpinë e të riut Erjon Harrunaj, në lagjen “Mustafa Matohiti” dhe është denoncuar vetëm pak orë më vonë nga e dhunuara, e cila ka fajësuar 22-vjeçarin shqiptar.

Sipas burimeve të policisë, pas marrjes së kallëzimit nga e dëmtuara dhe kryerjes së ekspertimeve mjekoligjore është bërë shpallja në kërkim e 22-vjeçarit Erjon Harrunaj për veprat penale “dhunë në familje” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

E reja greke Maria S. kishte pasur një marrëdhënie intime me 22-vjeçarin Harrunaj kur ky i fundit jetonte në Greqi. Por, disa muaj më parë ata janë ndarë prej njëri-tjetrit dhe për këtë arsye mësohet se Harrunaj i ka kërkuar që 20-vjeçarja greke t’i kthente sendet e tij. Për këtë arsye, ajo ka mbërritur në Shqipëri paraditen e 3 korrikut, por kur ka shkuar të takojë ish të dashurin me qëllim që t’i jepte sendet personale, është ndeshur me dhunën verbale e fizike të këtij të fundit.

Mësohet se ai i ka kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale për herë të fundit, por vajza greke nuk e ka pranuar një gjë të tillë, duke i shpjeguar se tashmë nuk ishin më të lidhur bashkë. Në këto kushte, 22-vjeçari e ka qëlluar dhe i ka bërë presion psikologjik e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj të resë. Pasi ka përfunduar aktin e dhunshëm, ai nuk e ka lënë 20-vjeçaren të marrë sendet dhe paratë e saj me vete, por i ka dhënë vetëm 70 lekë që nevojiteshin për biletën e taksisë nga qyteti i Patosit në atë të Fierit.

Vajza e dhunuar, pasi është larguar nga shtëpia e 22-vjeçarit Harrunaj ka mbërritur në qytetin e Fierit dhe është drejtuar menjëherë për në komisariat ku edhe ka kryer kallëzimin përkatës ndaj përdhunuesit të saj. Mësohet se pas marrjes së deklarimeve të së dëmtuarës është kryer edhe këqyrja dhe ekspertimi nga mjeku ligjor, i cili ka konstatuar shenja të dhunës.

Next Post

Përplasja e dhunshme brenda burgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

July 31, 2026
Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

July 31, 2026
Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

July 31, 2026
Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

July 31, 2026
Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

July 31, 2026
PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

July 31, 2026
“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

July 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Fjala sot quhet krim

July 31, 2026
“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

July 31, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Protesta nuk mjafton

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com