• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-drejtuesi i Rrugores: vendosja masive e gjobave pa i mbledhur ato nuk sjell përfitime reale për shtetin apo komunitetin

by E S
06/05/2026 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, është vënë në pikëpyetje siguria rrugore në vend.

Shoferët kanë frikë nga gjoba apo ndërgjegjësimi? Kjo ishte dhe tema e trajtuar në “Aldo Morning Show” këtë të mërkurë, 6 prill, ku i ftuar ishte dhe ish-Drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti.

Duke u ndalur fillimisht tek çështja e gjobave, Ahmeti u shpreh se ato kanë efekt vetëm kur mblidhen plotësisht, përndryshe, shteti pëson dëm ekonomik, pasi çdo gjobë konsiderohet si një e ardhur e munguar nëse nuk arkëtohet.

“Frekuenca e lartë e gjobave dhe vjelja e kësaj gjobe deri në fund, çfarëdo vlere të ketë, e bën efektin e vet, sepse ajo ndihet sa vetë jeta. Pa ndëshkim, tha, nuk ka zbatim rregulli. Por, të vësh gjoba në një fluks të jashtëzakonshëm dhe të mos i vjelësh ato gjoba, do të thotë se ti ke bërë dëm ekonomik. Çdo gjobë është një çek. Shteti e lëshon këtë çek dhe, në qoftë se ti këtë çek nuk e tërheq deri në fund, pra ta marrësh si vlerë në vetvete, do të thotë se ti ke bërë dëm ekonomik“, tha ai.

Gjithashtu, ai argumentoi se vendosja masive e gjobave pa i mbledhur ato nuk sjell përfitime reale, as për shtetin dhe as për komunitetin. Ahmeti theksoi se një përqindje relativisht e vogël drejtuesish, rreth 7-10% janë ata që kryejnë shumicën e shkeljeve, dhe një pjesë edhe më e vogël, 2-3%, janë përgjegjëse për shkeljet më të rënda që çojnë në aksidente.

Se ja, do të mbledhësh katër milionë dollarë në vit, ja 10 milionë dollarë. Nuk është asgjë, as për komunitetin, as për shtetin, por efekti i këtij ndëshkimi 10 milionë dollarë koncentrohet, në bazë të analizave, në 7-10% të mjeteve, të cilat kanë probabilitetin, kanë tendencën që të kryejnë shkelje. Pastaj, po të zvogëlojmë edhe pak më tepër këtë përqindje, jo ta zvogëlojmë, por ta analizojmë, këto shkelje që janë direkt burim aksidenti, të cilat pasojat mund të jenë shumë të rënda, mund të jenë 2-3%. Pra, ne dalim tek drejtimi tjetër“, u shpreh Ahmeti.

Next Post
Rama në ceremoninë e lamtumirës të Pëllumbit: Do të mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave

Rama në ceremoninë e lamtumirës të Pëllumbit: Do të mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com