• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-drejtori i burgut: Ja si u hap tuneli nëntokësor, për arratisjen e Gaxhait

by Java News
06/02/2019 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të godinave të amortizuara, dhe pa asnjë perimetër sigurie, tentativat e arratisjes janë raste të përsëritura herë pas here. Nga arratisja e Admir Tafilit nga burgu i Drenovës e deri tek thyerja e sigurisë së burgut të Burrelit, janë vetëm disa nga ngjarjet më rënda të ndodhura vitet e fundit.

“Ka problemet e sigurisë, problemet e veta që nga stafi policorë, punonjësi i ekipit të brendshëm, ekipit të jashtëm”, tha Stefan Çipa, ish- drejtor i Burgjeve.

Por, më spektakolari do të mbetet tentativa e arratijes së Gazmend Brakës, i njohur me nofkën Gaxhai dhe i konsideruar si i forti i Vlorës. E gjithë ngjarja ka ndodhur në qendër të Tiranës, në burgun 302, në vitin 2005.

Ish- drejtori i Burgjeve të asaj kohe, Petrit Ismaili, rrëfen momentin kur zbuluan një tunel nëntokësor.

“Si ngjarje mund të jetë një ngjarje më e sofisfikuar në historinë e arratisjes nga burgu shqiptarë, qoftë nga mënyra e organizimit, qoftë nga investimi.

Dhe periudha e gjetur nga personat e interesuar për arratisjen ka qenë ideale, pasi në burg kryheshin punime, biles atë ditë në mëngjes është futur dhe një traktor me zingjirë, dhe kjo sigurisht ishte në favor të personave për arratisje”, tha Petrit Ismaili, ish – drejtor i Burgjeve.

Ngjarja ishte e paprecedentë, dhe policët e burgut ranë në gjurmët e tunelit krejt rastësisht, pasi një pjesë e dyshemes u përpi nga toka.

“Kishin humbur orientim në lartësi, dhe kishin dal posht shtresës së betonit, u konstatua një e çarë nga policët, ne dyshuam se mos traktori që kaloj ka krijuar plasaritje në asfalt, pam një llampë të ndezur”, rrëfen Petrit Ismaili, ish – drejtor i Burgjeve.

Për hapjen e tunelit ishte punuar prej disa ditësh, dhe niste nga dyqani i luleve e deri tek dhoma familjare e pritjeve. Teknika e punimeve ishte njësoj sikur te hapej një tunel miniere, me trarë dhe tuba ajrimi.

“Tuneli nga ana e dyqanit, kishte filluar me zbritje vertikale, 10-12 metra, pastaj kishte filluar horizontale, në thellsi ka përdorur matrapik të vogël”, tha Petrit Ismaili.

I gjithë maskimi ishte një dyqan lulesh, që prej disa kohësh kishte trullosur edhe sigurinë e burgut 302. Lulet përdoreshin si maskim për të nxjerrë thasët me dhe. Një plan gati-gati i përsosur arratisje.

“Na bënte përshtypje se nuk shiteshin lulet”, tha Ismaili.

Ish- drejtori i Burgut 302, tregon se për këtë ngjarje nuk u arrestua asnjë, sepse autorët kishin humbur gjurmët.

“Nuk është arrestuar asnjë nga të zotët e dyqanit të luleve, ata kishin bërë parapërgatitje, ai që kishte dyqanin, ishte anonim që e mbante me qera”, tha Petrit Ismaili.

Pas këtij incidenti të ndodhur, Gaxhai u transferua në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel.

Sot tentativat për arratisje janë të shumta. Por, krahas tyre ndodh shpesh edhe thyerja e sigurisë së brendshme, nëpërmjet sendeve të ndaluara. Këtu nuk bën përjashtim asnjë burg, as ai i sigurisë së lartë.

“Kemi kapur shumë familjarë që vijnë për të takuar të dënuarit, me lëndë narkotike, me telefona celularë, mjete prerëse, karta sim dhe kemi 4 punonjës policie të cilët janë të arrestuar, të cilët janë kapur duke tentuar të fusin lëndë narkotike, apo telefona”, tha Arjan Hasani, drejtor i Burgut Fier.

Në këtë video shihet sesi një punonjës i burgut të Fushë-Krujës është kapur në flagrancë, duke tentuar të fusë një aparat celular. Gardiani 56 vjeçar, ka fshehur nën shollën e këpucës një iphone dhe fishën e karikimit.

Video të tilla ka plotë në burgjet shqiptare. Celularë, drogë, mjete prerëse dhe plot sende të ndaluara, futen kryesisht për të dënuar me vepra penale të rënda.

“Qe përpjekur të futet lëndë narkotike përmes mishit të ngrirë, që kur ne e kemi shkrirë për ta kontrolluar, ishte një sasi e konsiderueshme”, tha Stefan Çipa, ish- drejtor i Burgjeve.

Për të parandaluar këto shkelje, qeveria shqiptare ka propozuar një ligj për të izoluar kriminelët e rrezikshëm, të cilët vijojnë aktivitetin kriminal me persona jashtë burgjeve.

Nisma ligjore bazohet në modelin italian, e njohur me emrin “41-bis” dhe u aplikua ndaj Cosa Nostrës. Në bazë të propozimit, parashikohet që takimet me familjarët të personave me rrezikshmëri të lartë, të regjistrohen audio dhe video. Po ashtu, për këto persona parashikohet reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura.(Top Story)

 

/a.meta

Next Post
Video/ “Kasapi” 17-vjeçar trondit Kolumbinë me ndërhyrjen e tij

Video/ “Kasapi” 17-vjeçar trondit Kolumbinë me ndërhyrjen e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In