• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-diplomati zviceran: Shqipëria në rrugën e duhur, populli të ketë durim

by A R
18/09/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky vit shënoi 25 vjet nga hapja e Ambasadës së Zvicrës në shtator të 1992 në Tiranë.

Në kuadër të këtij përvjetori, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në ambientet e kryeministrisë u zhvilluan diskutime dhe përshëndetje nga diplomatë dhe qeveritarë nga të dy vendet, përgjatë tre ditëve.

Gjatë ditës së parë, Ambasadori Zvicerian në Shqipëri, Christoph Graf  mbajti fjalën e tij në nder të këtij përvjetori, nga ku theksoi lidhjet e forta midis Zvicrës dhe Shqipërisë dhe progresin e shqipërisë gjatë këtyre viteve.

“Shqipëria është përfshirë në një axhendë reforme dinamike dhe është e përkushtuar  për të ecur përpara. Kjo është një arsye dhe një arsye e mirë që Zvicra vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, premtoi Graf.

Ndërsa dy ish diplomatë zviceranë , Christian Schmed, zëvendës shef i misionit për periudhën 1992-1997 dhe Francis Cousin, Ambasadori zviceran nga 2000-2002 ndanë kujtimet dhe përvojat e tyre  duke konfirmuar përparimin e shpejtë të Shqipërisë. Gjithashtu, gjatë aktivitetit të zhvilluar u shfaqën edhe video të ndryshme, me në qendër investimet në vendin tonë nga shteti zviceran.

I pyetur nga ATSH-ja, lidhur me ndryshimet e Shqipërisë që nga 1992, ish diplomati Schmed tha se vendi ynë ka pësuar ndryshime të mëdha por që sipas tij, duhen me shumë se dy gjenerata për ti bërë të prekshme ndryshimet.

“Unë u largova nga Shqipëria në dhjetor të vitit 1997-të. Dhe nga ky moment, kam ardhur disa herë në Shqipëri për të vizituar  vendet historike dhe të bukura këtu. Unë vij i organizuar me grupe  për të vizituar vendet këtu. Kam vizituar Butrintin(Sarandë), Thethin, Pukën etj. Prandaj, prezenca ime sot nuk është një rikthim pas shumë vitesh, por unë kam mundur të shoh zhvillimin e Shqipërisë dhe dua të them që,  kur isha këtu me mision, ndjeja që kishte “forcë” në popullin shqiptar.  Shqiptarët kanë muskuj por mbi të gjitha kanë dëshirën për të bërë diçka të mirë. Një nga gabimet më të mëdha që bëhen zakonisht, lidhet me të menduarit se ndryshimi bëhet i dukshëm në një ose 2 vite. Në fakt, jo. Duhen një ose dy gjenerata për ta ndjerë këtë ndryshim, kështu që shqiptarët duhet të kenë pak durim”.

Më tej, ish diplomati vë në dukje se  “Shqipëria është absolutisht në rrugë të mbarë dhe avantazhi më i madh  i këtij populli është që gjeografikisht është një vend i vogel dhe me vullnet të mirë, ç’ka mund të mundësojë ndryshimet dhe Shqipëria mund të jetë një lulet e Ballkanit”.

Mesazhi i tij: Mesazhi im është një proverbë e vjetër: Shqiptarë, duhet durim në jetë”.  S’duhet humbur durimi sepse ndryshimi është një proces i ngadaltë dhe jo diçka e shpejtë. Unë mendoj se Shqipëria me vullnetin dhe dëshirën e mirë është në rrugë të mbarë”, përfundoi ai. Aktivitetet e zhvilluara në ndër të marrëdhënieve diplomatike bënë bashkë në tre ditë, diplomatë, figura të njohura të skenës politike si dhe përfaqësues të medias e shoqërisë civile. /b.d

Next Post
Gazetari serb replikë me Nanon: Serbia zemrën e ka në Lindje, xhepin në Perëndim

Gazetari serb replikë me Nanon: Serbia zemrën e ka në Lindje, xhepin në Perëndim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Brenda kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë, ja si duket rezidenca luksoze që SPAK do t’ia sekuestrojë

Brenda kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë, ja si duket rezidenca luksoze që SPAK do t’ia sekuestrojë

August 2, 2026
Pse PD do ta shtyjë hyrjen në fuqi të marrëveshjes ushtarake me SHBA?

Pse PD do ta shtyjë hyrjen në fuqi të marrëveshjes ushtarake me SHBA?

August 2, 2026
Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

August 2, 2026
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

August 2, 2026
E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

August 2, 2026
12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski në Dhërmi, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues

12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski në Dhërmi, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues

August 2, 2026
Bashkimi i Dimalit me Beratin, kryebashkiakja socialiste kundër partisë: Vendimi, jo transparent

Bashkimi i Dimalit me Beratin, kryebashkiakja socialiste kundër partisë: Vendimi, jo transparent

August 2, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë, por Serbia nderon Brigadën e 37-të

Akuzohet për krime lufte në Kosovë, por Serbia nderon Brigadën e 37-të

August 2, 2026
Përplasen 2 helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Përplasen 2 helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

August 2, 2026
Lëkundje toke në Elbasan, tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

Lëkundje toke në Elbasan, tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com