Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU.
Ky institucion ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të rasteve të produkteve bujqësore që rezultuan të përmbanin pesticide të ndaluara.
Para emërimit të Gjylametit, drejtues i AKU-së ishte Manush Kullolli, i cili mori detyrën në mars të vitit 2025.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Gjylameti nuk arriti të siguronte mandatin e deputetes, pasi Olta Xhaçka mori më shumë vota, duke e lënë atë jashtë Parlamentit.











