• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-Deputeti serb: Muri, barrikadat, “Parku i paqes”, gabime fatale

by Java News
02/01/2017 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Petar Miletiq, ish deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e bashkësisë serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë thekson se ambiciet e bashkësisë serbe në Kosovë janë që ta ndryshojë gjendjen e vështirë në të cilën jetojnë, e sidomos ta përmirësojnë perspektivën për të rinjtë.

“Serbi mesatar i Kosovës sot është i papunësuar, pa siguri, i varfër, i pa sigurt, pa mbrojtje serioze institucionale ose çfarëdo mbrojtje tjetër. Të gjitha këto u mungojnë sot serbëve të Kosovës. Pavarësisht dëshirave të mia që në vitin 2017,të paktën një pjesë e kësaj që përmenda të ndryshojë, nuk jam i sigurt se do të ndodhë”, tha Miletiq.

Miletiq thekson se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse nuk është vetëm dëshirë, por obligim që del nga marrëveshja e Brukselit, sipas tij, kjo marrëveshje, që ai e quan ai ndërkombëtare, nuk do të realizohet në vitin 2017.

“Kjo nuk do të realizohet. Unë e di këtë dhe këtë e dinë të gjithë ata që flasin për këtë çështje. Kjo ka shkuar aq larg. Është bërë gabimi i madh që në fillim dhe kur kjo nuk është zbatuar që në fillim, unë e di që tash, çdo herë do të vij nga Qeveria e Kosovës kundërshtimi. Një kohë ishte ‘Parku i paqes’, pengesat. Tash është muri”.

“Kur të largohet muri, do të dalë diçka tjetër ose dikush që punon në institucione paralele dhe kështu me radhë. Thjeshtë, e di që ata që janë mjeshtër të obstruksionit, e unë i njoh personalisht, nuk do të lejojnë kurrë që të formohet. Pra, nuk do të formohet fare Bashkësia e komunave serbe ose do ta sjellin deri në atë masë sa që ajo të jetë e pavlefshme dhe si e tillë nuk iu duhet serbëve”, tha Miletiq.

Ai ka shtuar se muri i ngritur në Mitrovicë të veriut, barrikadat e mëhershme në veri, përfshirë edhe të ashtuquajturin “Parku i paqes” në urën kryesore mbi lumin Ibër, kanë qenë gabime të mëdha të politikanëve serbë.

Sipas tij, të gjitha këto, nuk janë politikë, por lojë me politikën, për t’ia hedhë opinionit hirin syve, në mënyrë që Kosova ta marrë kodin telefonik, ndërkohë që Serbia t’i hapë tre kapitujt në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përgatiti “REL”. (b.an)

Next Post
Këngëtari i njohur e tepron, nxjerr fotot nudo të një vajze

Këngëtari i njohur e tepron, nxjerr fotot nudo të një vajze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In