• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish- deputeti i PD e ka mëndjen vetëm tek armët: Duhet të armatoset populli!

by Java News
28/03/2018 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani deklaroi se populli duhet që të armatoset për të përballuar situatën, që sipas tij ka dalë jashtë kontrollit. Dogjani thotë se derisa shteti nuk të mbron dot, qytetari duhet të mbrohet vetë duke u armatosur.

“Kush ka mundësi e blen një armë, që shkon 1 mijë deri në 2 mijë euro, por shumica nuk kanë mundësi. Ligji ka kaluar. Për mendimin tim duke parë pafuqinë e shtetit, që sot krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe je i pasigurt, situata është kaq e rëndë dhe policia nuk është në gjendje, për mendimin tim duhet ta mbajnë qytetarët një armë në shtëpi, që të mbrohen. Por kjo prapë nuk e zgjidh, nuk parandalon kriminalitetin në rrugë, apo vjedhjen e bankave” tha ai.

Edhe Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës është i të njëjtit mendim, që populli duhet që të armatoset. “Për mendimin tim, populli duhet të armatoset. Ligjin e kam pasur parë edhe para se të kalonte, nuk ka kaluar sikur ka qenë. Ka të drejtë që të marrë armë cdo person, por ka disa kushte; merret informacion nga policia, që i plotëson kushtet, nëse ka pasur probleme, kurrë nuk merr armë kontingjenti i krimit. Por është hequr një pjesë e ligjit, që cdo punonjës i policisë edhe kur del në pension duhet të mbajë armën” tha ai.

Ndërsa ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari nuk e shikon si zgjidhje armatosjen. “Nuk mendoj që populli është i përgatitur që të mbajë armë në shtëpi. Nuk është Shqipëria në ato kondita, ata që kanë mundësi, ndoshta këta biznesmenët. Unë mendoj që nuk është i përgatitur populli” deklaroi ai.

Kujtojmë që dy vite më parë e njëjta thirrje për armatosjen e popullit u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Kuvendit. Asokohe Berisha duke akuzuar qeverinë Rama si “organizatë kriminale” u shpreh se “Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen”. Thirrja e ish-kryeministrit Berisha ngjalli debat të fortë dhe reagime brenda dhe jashtë vendit. Raport.tv

Next Post
VIDEO/ ‘Gangsterja’ e Elbasanit kërkon ndjesë publike pas sherrit të bujshëm

VIDEO/ 'Gangsterja' e Elbasanit kërkon ndjesë publike pas sherrit të bujshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In